LAJMI I FUNDIT:

Kjo është domethënia e “kapakëve të rrotave” në Ambasadën e Kosovës në Berlin

Kjo është domethënia e “kapakëve të rrotave” në Ambasadën e Kosovës në Berlin

Takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, me përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës në Berlin u komentua shumë për dy detaje.

Ky takim u nis me fjalët e kryeministrit i cili iu kërkojë përfaqësuesve të kësaj ambasade që të mirren me bashkatdhetarët tanë të cilët sipas tij po prisnin para dyerve të ambasadës, për punët që kishin.

Haradinaj ishte tejet i mllefosur pasi që kishte parë edhe fëmijë të cilët prisnin në këmbë para dyerve të kësaj ambasade.


Një gjë tjetër e cila u komentua nga ky takim ishin edhe “kapakët e rrotave” të automjeteve të cilët ishin të vendosur në murin e zyrës së kësaj ambasade, aty ku edhe u mbajt ky takim.

Këta kapakë u komentuan majft shumë nëpër rrjetet sociale, duke u cilësuar si diçka jo e duhur. Mirëpo, cila është domethënia e tyre dhe pse janë të varur aty në mur?

Këta kapakë simbolizojnë një tregim të dhimbshëm të autores, Shpresa Faqi, e cila ka shpjeguar edhe domethënien e tyre.

Ky projekt i quajtur “Udhëtimi i Faqit në Kohë”, i jep theks zhvendosjes si fenomen shoqëror dhe migrimit.

Për këtë arsye vetura në shikim të parë është simbol statusi në shoqëri, që ndoshta mund të interpretohet edhe si mjet për të ikur nga një situatë johumane, por edhe për të zbuluar horizonte të reja.

Rrëfimi i atuores Shpresa Faqi nis duke u përshkruar si një vajzë refugjate, sado që ajo nuk ka dëshirë të përshkruhet si e tillë. Megjithatë e pranon se aty, në vitin 1990 e ka pikënisjen inspirimi i saj për te realizuar këtë projekt.

“Në projektin ‘driving’, ajo kthen në revers procesin e ikjes nga lufta, duke u nisur nga Kasseli prapa përgjatë rrugës të cilën e përshkoi me familjen e saj kur, bashkë me shumë kosovarë të tjerë, braktisën Kosovën për tu kthyer ndonjëherë, apo ndoshta kurrë. Por tregimi i saj nuk është i dhimbshëm e as nostalgjik, sepse në një formë ajo e celebron jetën dhe lirinë e lëvizjes, duke u kthyer në vendet që i ka parë më herët, por kësaj radhe duke i ripërjetuar ato, nga pikëpamja e një artiste me interesim të madh në humanitetin dhe relacionet ndërnjerëzore. Në secilin vend ku u kthye, ajo komunikoi me njerëz të artit, kulturës por edhe të tjerë, qoftë përmes shkëmbimit të përvojave, qoftë përmes vizatimit”, thuhet në rrëfimin e Faqit.

Ky udhëtim pas në kohe dhe hapësirë, shumë i shenjtë për Faqin, që destinacionin përfundimtar e ka vendlindjen e saj, dhe i cili përfundon në Kosovë, shpalos para nesh impresionet e saj, përmes vizatimeve me tush, por edhe me “suveniret-fellnet e automjeteve” të cilat ajo i mblodhi gjatë rrugëtimit, të cilat në një formë përfaqësojnë relikte bashkëkohore të mobilitetit.

Atëherë hyn në kombinim një tjetër dimension artistik i Faqit, ku ajo sërish qet në pah natyrën sipërfaqësore të shoqërisë sot, ku dy elemente të kundërta bashkohen: fellnet, si relikte të statusit pa- triarkal “ndoten” me ngjyra të ndryshme me llak thonjësh tejet femëror. Vetëm për t’u shndërruar në objekte të çuditshme muzeale me lule te pikturuara e të përshkruara me emërtime shkencore latine. Duke ndërlidhur këto elemente, mund ta përkufizojmë projektin e Faqit si një manifestim të njerëzimit me te gjitha anët pozitive dhe negative të tij, të vizualizuara nga një “Vajzë refugjate” të zhvilluar në një artiste të suksesshme me shumë projekte të reja në të ardhmen, tregon rrëfimi.

KËTU mund të lexoni rrëfimin e autores Shpresa Faqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori