Kjo është dita më vdekjeprurëse në vit – ndërkaq shumica e konsiderojnë ditën më të lumtur
Ekspertët kanë zbuluar “ditën më vdekjeprurëse” në vit, ndërkaq do të tmerroheni kur të shihni se për cilën ditë është fjala.
Hulumtimi i ri revolucionar ka treguar që shumica nesh kanë shanse të mëdha të vdesin në një ditë shumë të veçantë – të cilën pothuajse të gjithë e konsiderojnë më të lumturën në vit.
Besoni apo jo, fjala është për ditëlindjen, transmeton Telegrafi.
Edhe pse kjo ditë nuk mund të kalojë pa festuar, të dhënat tregojnë që mu atëherë njerëzit kanë rrezik më të madh nga sulmet në zemër dhe në tru, lëndimet dhe vetëvrasjet.
Për të arritur deri te këto rezultate, shkencëtarët kanë vështruar më shumë se dy milionë njerëz dhe kanë zbuluar që personat më të vjetër se 60 vjeç kanë 14 për qind rrezik më të madh nga vdekja në ditëlindjen e tyre me shtim të rrezikut nga vdekja e shkaktuar nga rrëzimi (44 për qind rreziku më i lartë).
Ingrid Bergman, William Shakespeare, Mike Douglas, u lindën dhe vdiqën në të njëjtën ditë
– Ditëlindjet mund të përfundojnë me fatalitet shumë më shpesh se sa që shumica mendojnë – thekson dr. V. Gross nga Universiteti i Cyrihut.
Këto të dhëna, aspak të gëzueshme, i ka përkrahur edhe hulumtimi i bërë në Kanada.
Mirëpo, ditëlindja nuk është e vetmja ditë në vit e cila mund të jetë e rrezikshme për ne.
Hulumtimet kanë treguar që edhe Viti i Ri është një ndër ditët më të rrezikshme në vit dhe që 5 për qind e njerëzve më shumë vdesin në ditën e parë të vitit të ri se sa në cilëndo ditë tjetër qoftë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A