Kjo është arsyeja pse duhet të keni kujdes nëse përdorni një mikrovalë për të "gatuar" vezët (Foto)
Një eksperiment i një punonjësi të një fabrike përfundoi hiq më keq se "me vezë të nxehtë në fytyrën e tij".
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Saul Morton, 44, ndoqi një "këshillë online" për të "gatuar" disa vezë - për një sanduiç vezësh dhe proshutë - në mikrovalë.
Por eksperimenti nuk kishte shkuar ashtu siç pritej dhe njëra nga vezët e tij kishte "shpërthyer" drejt e në fytyrën e tij.
Fillimisht Saul mendonte se veza ishte vetëm "përplasur" për qepallat e tij, por në fakt ai ishte djegur rëndë në fytyrën e tij.
Ai pësoi djegie në syrin e majtë, faqet dhe hundën gjithashtu.
Saul ka publikuar fotot e tij për t'i paralajmëruar të tjerët për atë që ndodhi në kuzhinën e tij në Pantymwyn, Flintshire. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































