LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arsyeja pse CEO i Google thotë se viti 2025 do të jetë një vit kritik për kompaninë

Kjo është arsyeja pse CEO i Google thotë se viti 2025 do të jetë një vit kritik për kompaninë

Brenda pak ditësh, do të hyjmë në vitin 2025 dhe Google do të nisë një vit “kritik” sipas Alphabet dhe CEO të kompanisë Sundar Pichai.

Bëhet e ditur se Google përballet me mundësinë që të shesë Chrome, masë kjo e propozuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Përveç betejave në frontet rregullatore, ligjore dhe konkurruese, Google duhet të luftojë kundër kompanive tjera të teknologjisë për të parë se kush do të përfundojë si lider në Al.


Mediat e huaja raportojnë se kompania po investon para të mëdha në modelin e tij me AI të quajtur Gemini dhe së fundmi lëshoi ​​​​një aplikacion Gemini për përdoruesit e iOS.

Ndërkohë, Google Search mbetet motori më i mirë i kërkimit në botë, megjithëse AI mund të jetë e ardhmja e kërkimit, përcjell Telegrafi.

Më 18 dhjetor, Google mbajti një takim strategjik në selinë në Mountain View California për të diskutuar vitin e ardhshëm.

Disa që nuk mund të merrnin pjesë, u regjistruan virtualisht në takim.

Nga audioja e marrë nga CNBC, u kuptua se Google duhet të fokusohet në gjetjen e mënyrave për të zhbllokuar AI dhe për ta përdorur atë për të zgjidhur problemet e përdoruesve.

Ndryshe, 2024 ishte një vit i vështirë për Google.

Në gusht, një gjykatës federal vendosi se kompania ka një monopol në kërkim.

Në një rast tjetër, Google u akuzua nga DD për dominim të paligjshëm të teknologjisë së reklamave në internet.

Tani pret vendimin e gjyqtarit për atë rast. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Mbani fëmijët larg Roblox nëse jeni të shqetësuar, u thotë prindërve drejtori ekzekutiv i platformës

Mbani fëmijët larg Roblox nëse jeni të shqetësuar, u thotë prindërve drejtori ekzekutiv i platformës

Lojëra
Kalo në kategori