Kjo është ajo që macet do ta adhurojnë: Bëni një gërvishtës për kanakarin tuaj

Gërvishtësi do të jetë një kënd i preferuar i maceve në shtëpi dhe një gëzim i madh
Funksioni i tyre është i njëjtë - t'i tërheqë vëmendjen nga gërvishtjet e mobilieve dhe t'u sigurojë atyre një vend për t’i mbrehur thonjtë e tyre, për të cilën kanë shumë nevojë. Por edhe duke luajtur dhe duke u argëtuar!
Nëse nuk keni tashmë një gërvishtës ose nuk ju pëlqen një model ekzistues, bëni një të përshtatshëm. Ne jemi të sigurt se macja juaj do ta adhurojë! – transmeton Telegrafi.
Materialet e nevojshme:
▪ Druri i mështeknës,
▪ Shkopi i rrumbullakosur,
▪ Dërrasa të holla dhe të të rrafshëta,
▪ Dërrasa në dy madhësi,
▪ Litar,
▪ Gurë dekorativë,
▪ Vida.
Veglat:
▪ Makinë shpuese,
▪ Sharrë e përshtatshme,
▪ Vegël për ngjitës të ngrohtë.
2. Pas shënimit të pozicioneve, hapni vrima për të siguruar shtyllat.
3. Në shtyllat e vendosura vendosni dy pllaka të cilat i keni marrë nga dërrasa më e vogël. Lidhni ato me vida.
4. Në mënyrë që gërvishtësi të marrë funksionin e tij të plotë, fiksoni litarin rreth shkopit të rrumbullakosur me ngjitës të nxehtë.
5. Në fund, vendosni gurët në stendë.
/Telegrafi/











































