Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për spekulimet nëse kishte plan për vrasjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Tiranë.
Në një shkrim në platformën Facebook, ai ka thënë se po i paraqet publikisht disa fakte për t’i demantuar të painformuarit të cilët po spekulojnë se gjoja paska pasur kurth për ta vrarë Ibrahim Rugovën.
Ai thotë se pas përfundimit të Konferencës së Rambujesë dhe nënshkrimit të marrëveshjes në Paris, delegacioni i Kosovës po bëhej gati të kthehej në Kosovë, por iu ishte komunikuar nga ndërmjetësuesit, aterrimi i aeroplanit me të cilin do të udhëtonim nuk do të lejohej në Aeroportin e Prishtinës.
E për këtë shton Haliti, përfaqësuesit ndërkombëtarë ishin të shqetësuar.
“Me propozimin tonë, pra të delegacionit të Kosovës u vendos që aeroplani ushtarak të ateronte në Tiranë dhe në Shkup. Ata që donin të ndalojnë në Tiranë, do të zbrisnin në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, kurse ata që donin të rrinin në Shkup apo të udhëtonin për në Kosovë do të zbrisnin në Aeroportin e Shkupit”, sqaroi ai.
Më pas thotë Haliti, anëtarët e delegacionit nga UÇK-ja vendosën të ndalen në Tiranë dhe disa pas dy apo tri ditësh nëpërmjet rrugëve tokësore u futën në Kosovë.
Për kët Haliti thotë se ka biseduar edhe me Rexhep Mejdanin.
“Para se të nisej aeroplani u lidha nëpërmjet telefonit me presidentin Rexhep Mejdani. I tregova se do të zbrisnim në Tiranë dhe i propozova që si president do të ishte mirë ta priste delegacionin e Kosovën në Aeroportin e Rinasit. Gjatë bisedës hezitoi për shkaqe protokolli, por kur zbritëm, presidenti Mejdani ishte duke na pritur”, theksoi ai.
Sipas tij, më pastaj i gjithë delegacioni zbriti nga aeroplani, në përjashtim të Rugovës.
“Pasi u vendosëm në sallën VIP të Aeroportit të Rinasit, ambasadori francez me disa nga stafi i Mejdanit shkuan dhe e sollën Rugovën në sallën ku ishim. Kamarieri më pas i solli pijet”.
“Rugova duket në disponim të mirë. Mbase, edhe për arsye se pas prishjes me Sali Berishën, për katër vite nuk kishte qëndruar në Tiranë”.
“Takimi ishte shumë i hapur dhe vëllazëror”, thotë më tutje Haliti.
Ndërkaq, thekson se Rugova ishte zotuar se shumë shpejt zyrtarisht do ta vizitonte Tiranën.
“Pas bisedave ndërmjet Mejdanit dhe Rugovës, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit të Kosovës dhe pasi pushuam pak, Rugova me një pjesë të delegacionit u nisën për në Shkup”.
Por thotë se nuk e di më pastaj si kanë udhëtuar nga Shkupi për në Kosovë.
“E nga Shkupi se si kanë hyrë në Kosovë nuk jam në dijeni, por Rugova në Aeroportin e Rinasit nuk e ka pasur asnjë shqetësim”, deklaroi Haliti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit