LAJMI I FUNDIT:

Kishte dy muaj pa shënuar në San Siro, Lautaro: Provova në të gjitha mënyrat

Kishte dy muaj pa shënuar në San Siro, Lautaro: Provova në të gjitha mënyrat

Interi ka marrë një fitore të madhe ndaj Udineses me rezultat të thellë 4-0, për tu rikthyer në krye të Serie A.

Neroazzurët iu përgjigjen fitores së Juventusit dhe tani kryesojnë të vetëm me 38 pikë, dy më shumë se Zonja e Vjetër.

Hakan Calhanoglu, Federico Dimarco, Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez ishin realizatorët e golave për Interin në këtë sfidë.


Për Lautaron ishte goli i parë në San Siro pas dy muajsh, pasi kishte shënuar vetëm në ndeshjet që Interi luante në udhëtim dhe goli i fundit para tifozëve vendas ishte më 7 tetor ndaj Bolognës.

Interi merr fitore të thellë ndaj Udineses dhe rikthen pozitën e parë
Lexo po ashtu Interi merr fitore të thellë ndaj Udineses dhe rikthen pozitën e parë

“Një gol në San Siro më mungonte shumë dhe provova të shënoja në të gjitha mënyrat. Në momentin e golit fillimishte e humba topin, por më pas e rikuperova dhe shënova. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe po ashtu e rëndësishme të shënoja”.

“28 gola në vitin 2023? Jam i lumtur dhe shpresoj që të shënoj më tepër, ia kam dalë të gjejë shumë herë rrugën e rrjetës këtë vit, falë edhe shokëve të skuadrës”, tha Lautaro.

Ai tha se ishte e rëndësishme t’i përgjigjen Juventusit për të rimarrë kreun e tabelës.

“Mua nuk më intereson shumë se kush shënon, e rëndësishme është të fitoj skuadra. Punojmë shumë dhe ndjehet dora e trajnerit në skuadër. Kemi objektivin tonë dhe ishte e rëndësishme t’i përgjigjeshim Juventusit. Kemi hedhur një hap më shumë, duhet të jemi gati sa herë trajneri të ketë nevojë për ne”, tha kapiteni i zikaltërve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori