Site icon Telegrafi

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar dy raste të kundërvajtjeve doganore.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në dy vetura që kishin hyrë ilegalisht nga Serbia, kanë gjetur mjaltë, transmeton Telegrafi.

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale. Pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare, në fshatin Kokaj-komuna e Gjilanit janë ndaluar dy automjete me targa Serbe, me shofer shtetas serbe. Gjatë kontrollit të automjeteve në fjalë janë gjetur 20 kanta me rreth 510 kg mjaltë për të cilat nuk kishte dokumente përcjellëse. Vlera e tregut është rreth 5000 euro”, bëhet e ditur në njoftim.

Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version