Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) sot prezantoi punimin “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformatat Mediale, 15 gusht – 31 tetor 2021”.
Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial – është një raport tremujor që synon t’i analizojë deklaratat publike dhe publikimet të establishmentit të politikës së jashtme të Rusisë, dhe veçoritë e lajmeve që përmbajnë dezinformata dhe keqinformim që kanë për shënjestër Kosovën, të publikuara nga mediat ruse në gjuhën angleze dhe serbe.
Ky punim konkludon se një moment i rëndësishëm për intensifikimin e bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor mund të ketë ndodhur gjatë vizitës së presidentit serb në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus Putin më 25 nëntor 2021.
“Lidhur me këtë, duhet të vërehet se përplasjet e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe ato midis Prishtinës dhe Moskës, të shoqëruara me mungesën e progresit në dialogun e ndihmuar nga Brukseli midis Kosovës dhe Serbisë, e kanë krijuar një tokë të plleshme për intensifikimin e mëtutjeshëm të luftës diplomatike të Rusisë kundër Kosovës dhe për rrënimin e themeleve të përpjekjeve të Perëndimit për gjetje të një zgjidhjeje të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve midis dy vendeve fqinje”, thuhet në njoftim.
Politikat revizioniste ruse të de facto mosnjohjes së kufijve ndërshtetërorë të ish-republikavesovjetike dhe të vënies në pyetje të legalitetit dhe të legjitimitetit të njohjes së Kosovës nga Perëndimi, janë një nga arsyet e veprimeve të tyre malinje në Ballkanin Perëndimor.
“Këto politika revizioniste të Kremlinit synojnë po ashtu që ta vejnë në pyetje edhe validitetin e kufijve ndërshtetërorë të Bosnjës e Hercegovinës, duke i përkrahur prirjet separatiste të udhëheqësit të Republikës Serbe, Millorad Dodikut, dhe duke e keqpërdorur dhe mbajtur qëndrimin armiqësor ndaj pavarësisë së Kosovës, duke e krahasuar atë edhe me Krimenë, me qëllim të destabilizimit të Evropës Juglindore dhe rrënimit afatgjatë të themeleve të përfshirjes së Perëndimit në stabilitetin dhe në sigurinë e rajonit”, thuhet më tej.
Në komunikatë bëhet e ditur se lidhur me këtë, analizat e deklaratave, të konferencave për shtyp, dhe të dokumenteve të tjera të establishmentit të politikës së jashtme ruse nga 15 gushti deri më 31 tetor 2021, tregojnë qartë vazhdimin e synimit të narrativave për t’i rrënuar themelet e shtetësisë së Kosovës dhe të angazhimit perëndimor në Kosovë dhe në rajon, si dhe për t’i akuzuar autoritetet kosovare për ushtrim të dhunës ndaj komunitetit serb, dhe për t’ua mohuar atyre të drejtën e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar në të tërë territorin e vendit.
“Aktivitetet publike të establishmentit të politikës së jashtme ruse kundër Kosovës gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar që nga gjysma e dytë e shtatorit 2021 me fillimin e krizës afatshkurtër në pjesën veriore të Kosovës dhe me dëbimin e dy diplomatëve rusë të Zyrës së Ambasadës së Rusisë në Prishtinë, në fundin e tetorit 2021.
Së fundi, analizat e diskurseve të lajmeve që kanë përmbajtur dezinformata dhe keqinformime malinje nga mediat e përzgjedhura, të cilat janë dorë e zgjatur e Moskës, tregojnë se, në përgjithësi, ato e ndjekin narrativat e establishmentit të politikës së jashtme të Rusisë, ndërkokë që Sputnik Serbia, Russia Today dhe TASS-i janë në ballë të këtyre veprimtarive informative malinje kundër Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës