Programi i filmave i titulluar “Për hir të kinemasë” nis më 7 qershor prej orës 20:30 në Kino Lumbardhi në Prizren.

Ky program përqendrohet kryesisht në përpjekjet kundër shkatërrimit të kinemave, prej vendeve të rajonit e deri te kinematë në Afrikë dhe Iran, thuhet në njoftimin e Kino Lumbardhit, raporton Telegrafi.


Programi hapet me filmin dokumentar “Hello Cinema” (Salaam Cinema) të regjisorit Mohsen Makhmalbaf, një film pioner i krijuar në vitet ‘90, që ka frymëzuar shumë talentë të shekullit XXI.

Lumbardhi programi i filmave Per hir te kinemase

Ky program është i organizuar në kuadrin e projektit Cinema of Commoning dhe pas shfaqjes së filmit të parë më 7 qershor vijon me shfaqjen e filmave tjerë edhe në datat 12, 19, 22 dhe 26 qershor, me fillim nga ora 20:30.

Programi i plotë: 7 qershor Hello Cinema

Regjisor Mohsen Makhmalbaf

1995, Iran 75min, dokumentar.

12 qershor Occupied Cinema

Senka Domanovic

2018 Serbi-Kroaci, 87min, dokumentar

19 qershor How I Fell in Love with Eva Ras

André Gil Mata

2016, Portugali dhe Bosnje dhe Hercegovinë, 74min, dokumentar.

22 qershor Islands of Forgotten Cinemas

Ivan Ramljak

2016, Kroaci, 35min, dokumentar

dhe

Kino Rinia

Gazmend Bajri

Kosovë, 2023, 12min, dokumentar.

26 qershor Cinema Ujamaa

Symphonian Belege – Aylin Başaran

2017, Tanzani, 79min, dokumentar. /Telegrafi/