LAJMI I FUNDIT:

Kina ‘zgjeron’ kampet e paraburgimit të ujgurëve në Ksinjiang

Kina ‘zgjeron’ kampet e paraburgimit të ujgurëve në Ksinjiang

Rrjeti i qendrave të paraburgimit në rajonin Ksinjiang të Kinës është shumë më i gjerë sesa mendohej, zbulon një hulumtim i bërë nga një institut australian.

Numri i objekteve ku Kina besohet se ka ndaluar më shumë se 1 milion ujgurë dhe pakica të tjera kryesisht myslimane, është rreth 40 për qind më i madh se vlerësimet e mëparshme, thuhet në raportin e Institutit të Politikave Strategjike në Australi.

Sipas raportit, rrjeti i këtyre objekteve është në rrije, me gjithë pretendimet e Kinës se shumë ujgurë janë liruar.


Ujgurët janë bashkësia më e madhe indigjene turqishtfolëse në Ksinjiang, e pasuar nga kazakët.

Shumë prej tyre janë vendosur në kampe nga regjimi kinez qysh në vitin 2017.

Ka dëshmi se në kampe ushtrohet torturë, përdhunime dhe abuzime të tjera.

Kina thotë se atje ka programe trajnimi dhe arsimimi dhe se me to luftohet ekstremizmi.

Instituti i Politikave Strategjike në Australi tha se, duke përdorur imazhet satelitore, dëshmitë e dëshmitarëve okularë, raportet e mediave dhe dokumentet e ofruara zyrtare, ka identifikuar më shumë se 380 “ambiente të dyshuara paraburgimi” në Ksinjiang.

“Në së paku 61 qendra paraburgimi ka pasur ndërtime të reja në periudhën korrik 2019 – korrik 2020”, thotë raporti dhe shton se 14 objekte të tjera janë në ndërtim e sipër këtë vit.

Ligjvënësit amerikanë, së voni, kanë votuar për të ndaluar importet nga Ksinjiangu, për shkak të dyshimeve për punë të detyrueshme sistematike. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori