LAJMI I FUNDIT:

Kina zbulon trenin që ‘mund të udhëtojë me shpejtësi prej 600 kilometra në orë’ – paramendojeni, nga Londra në Paris, vetëm për 50 minuta (Foto/Video)

Kina zbulon trenin që ‘mund të udhëtojë me shpejtësi prej 600 kilometra në orë’ – paramendojeni, nga Londra në Paris, vetëm për 50 minuta (Foto/Video)

Kina tashmë ka sistemin më të shpejtë të trenave në botë, por inxhinierët e vendit duan që udhëtarët e tyre të udhëtojnë edhe më shpejt.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pekini ka zhvilluar dhe ndërtuar prototipin e parë të një treni magnetik që inxhinierët pretendojnë të mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 600 kilometrash në orë (373 milje në orë).


Siç thuhet tutje, treni krenohet me dyfishin e shpejtësisë së Eurostar dhe mund të mbulojë distancën midis Londrës dhe Parisit në 49 minuta.

Gjithashtu mund të zvogëlojë kohën e udhëtimit midis Shangait dhe Pekinit – dy prej qyteteve më të rëndësishme në Kinë – nga 5.5 orë në 3.5 orë.

Prototipi u rreshtua nga linja e prodhimit sot në qytetin lindor të Qingdaos para se të shfaqej në media, raportoi Agjencia e lajmeve Xinhua.

Mediat shkruajnë gjithashtu se inxhinierët janë të vendosur për të drejtuar një sërë eksperimentesh mbi të për të testuar funksionalitetin dhe për të identifikuar fushat për t’u përmirësuar.

Prototipi është rezultat i një projekti trevjeçar të iniciuar nga Pekini si pjesë e Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020) të Partisë Komuniste.

Projekti u nis në korrik 2016, dhe u drejtua nga Korporata shtetërore e hekurudhave e cila mbledh inxhinierë të lartë të vendit nga më shumë se 30 kompani, universitete dhe institute kërkimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Kalo në kategori