Shkencëtarët kinezë thonë se vaksinat e para kundër coronavirusit mund të jenë gati për “përdorim urgjent” muajin tjetër. Një zyrtar i lartë kinez i shëndetësisë tha se vendi po lëviz me shpejtësi përpara për prodhimin e vaksinave kundër virusit vdekjeprurës që ka infektuar më shumë se 100 mijë vetë në botë e shkaktuar mbi 3 mijë të vdekur.
“Sipas vlerësimeve tona, shpresojmë se në muajin prill, disa nga vaksinat do të hyjnë në hulumtime klinike ose do të përdoren në situata emergjente”, tha Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës për Shkencë e Teknologji në Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Zheng tha se në këtë proces janë përfshirë me dhjetëra institucione kineze që kryejnë kërkime me qëllim zhvillimin e vaksinave kundër virusit dhe shtoi se zhvillimi i llojeve të ndryshme të vaksinave po ecën përpara.
Zhvillimi i vaksinave që janë të sigurta dhe efektive kërkon kohë, investime dhe rezultate të mira shkencore. Për një sëmundje si ajo që shkakton COVID-19, procesi është edhe me më shumë sfida. Vetëm testimi mbi sigurinë dhe efikasitetin e saj do të kërkonte nga 12 në 18 muaj kohë ose më shumë, thonë zyrtarët.
Sipas ligjit kinez, vaksinat e prodhuara për raste urgjente që lidhen me shëndetit publik mund të përdoren në kushte të përcaktuara dhe nëse Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore vlerëson se përfitimet e trajtimit me këtë vaksinë i tejkalojnë rrisqet.
Zoti Zheng nuk sqaroi se cilat janë kushtet kur mund të përdoret kjo vaksinë tek njerëzit. Kina njoftoi në fund të muajit shkurt se mund të fillojë provat klinike në prill.
Në SHBA me një ritëm rekord, kompania e bioteknologjisë “Moderna” me bazë në shtetin e Masaçusetsit ia ka dërguar vaksinën e saj kundër koronavirusit muajin e kaluar, Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, për të filluar testimin e vaksinës tek njerëzit.
Shkencëtarët thonë se bota ka ende një rrugë të gjatë në garën për të gjetur një vaksinë kundër COVID-19.
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive tha gjatë një konferencë së fundmi në Shtëpinë e Bardhë se i gjithë procesi i miratimit të një vaksine efektive, do të zgjaste të paktën një vit. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet – a do të ketë urdhërarrest?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë – paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi