LAJMI I FUNDIT:

Kina thotë se roveri i saj ka gjetur prova të ujit në Hënë

Kina thotë se roveri i saj ka gjetur prova të ujit në Hënë

Prania e ujit në Hënë mund të jetë konfirmuar më në fund nga shkencëtarët kinezë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, roveri i vendit, Chang’e-5, zbarkoi për herë të parë në Hënë në fund të vitit 2020 dhe filloi të studionte tokën hënore.

Pajisja dërgoi të dhëna të cilat, pas analizave, duket se tregojnë shenja uji brenda shkëmbit të Hënës.


Fillimisht mendohej se sipërfaqja e Hënës ishte plotësisht e thatë, por në dekadat e fundit shkencëtarët kanë gjetur gjithnjë e më shumë prova të pranisë së H2O.

Chang’e-5 përdori instrumente në bord për të ndezur dritën në shkëmbinj dhe për të matur atë që quhet reflektim spektral.

Drita e reflektuar tregoi praninë e molekulave të oksigjenit dhe hidrogjenit. /Telegrafi/