Kina ka mohuar ndërhyrjen në politikën e Mbretërisë së Bashkuar pasi MI5 paralajmëroi se një agjente e vendit ishte infiltruar në Parlament.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shërbimi i sigurisë tha se Christine Ching Kui Lee “krijoi lidhje” për Partinë Komuniste Kineze me deputetët aktual dhe aspirantë.


Më pas ajo iu dha donacione politikanëve, përfshirë deputetit laburist, Barry Gardiner, i cili mori më shumë se 420 mijë funte prej saj.

Ambasada kineze në Londër akuzoi MI5 për “njolloje dhe frikësim” kundër komunitetit kinez të Mbretërisë së Bashkuar.

“Kina i përmbahet gjithmonë parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të një vendi tjetër”, ka thënë një zëdhënës në një deklaratë në faqen e internetit të ambasadës.

"Ne nuk kemi nevojë dhe nuk kërkojmë kurrë të 'blejmë ndikim' në një parlament të huaj. Ne e kundërshtojmë me vendosmëri mashtrimin e njollosjes dhe frikësimit kundër komunitetit kinez në Mbretërinë e Bashkuar”. /Telegrafi/