LAJMI I FUNDIT:

Kina konfirmon 17 raste të reja të sëmurëve me virusin misterioz

Kina konfirmon 17 raste të reja të sëmurëve me virusin misterioz

Rastet e fundit sjellin numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në 62, derisa dy kanë vdekur deri më tani.

Autoritetet në Wuhan të Kinës, njoftuan se 17 raste të reja të virusit misterioz u zbuluan me ndihmën e kompleteve të reja të provës – duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 62, transmeton Telegrafi.

Nga ata, dy persona vdiqën, tetë janë në një gjendje të rëndë dhe 19 u lëshuan për trajtim në shtëpi, raportoi sot South China Morning Post.


Zyrtarët shëndetësorë në Wuhan, thanë se 681 nga 763 personat që dihet se kanë qenë në kontakt të ngushtë me njerëzit e infektuar, janë testuar për virusin por asnjëri prej tyre nuk u gjet i infektuar.

Të dielën e kaluar, ishte raportuar për sëmundjen e parë lidhur me këtë virus misterioz, derisa dje u konfirmua për rastin e dytë.

Sipas ekspertëve shëndetësor, ky virus vdekjeprurës është përhapur në masë të madhe, pasi që simptomat janë të dobëta dhe mund të ngatërrohet me një ftohje të lehtë.

Konsiderohej se janë mbi 4,500 njerëz të infektuar me këtë virus, pasi kanë rënë në kontakt mes vete, ndërsa disa prej tyre edhe udhëtuan jashtë Wuhan, që është qyteti ku u zhvillua më së shumti ky virus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori