LAJMI I FUNDIT:

Kina kërkon bojkotimin e kafiterisë që i shërbeu kafe presidentes së Tajvanit (Foto)

Kina kërkon bojkotimin e kafiterisë që i shërbeu kafe presidentes së Tajvanit (Foto)

Një kafiteri e ka gjetur vetën në mes të një stuhie gjeopolitike ngase i shërbejë një kafe presidentes së Tajvanit

Ky brend i kafiterive me origjinë nga Los Angelos, të SHBA-së, posedon 85 kafe në Taiwan. Presidentja  Tsai Ing-wen, të dielën e kaluar mori një kafe aty.

Por shumë klientë kinezë – që vizitojnë degët e zinxhirit në Kinë – ishin të zemëruar, duke bërë thirrje për një bojkot.


Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe publiku kinez shpesh është i shpejtë që të hidhen në çdo gjë që shihet si përkrahje e pavarësisë së Tajvanit.

Megjithatë, kur zinxhiri i kafiterive përpiqej të kontrollonte disa dëme, duke vënë shpejt një deklaratë që distancohej nga ndjenjat pro pavarësisë, nxiste vetëm një zemërim të madh, kësaj here në Tajvan, ku njerëzit akuzuan kompaninë për t’u përkulur ndaj presionit kinez.

Pse gjithë kjo zhurmë?

Statusi i Tajvanit është ende duke u vënë në pikëpyetje. Është një demokraci e vetëqeverisur dhe për të gjitha qëllimet praktike ka vepruar si një komb i pavarur që nga viti 1950, kur qeveria nacionaliste e Kinës u mund nga forcat komuniste dhe u largua nga kontinenti. Megjithatë pavarësia nuk i njihet nga Kina.

Për më tepër Kina këmbëngul se vendet e tjera mund të kenë vetëm lidhje diplomatike me Kinën apo Tajvanin, jo të dyja.

Dhe në vitet e fundit, Pekini është bërë gjithnjë e më bindës mbi pretendimet e saj dhe ajo që thotë është një çështje kyçe e sovranitetit kombëtar. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori