Pas një viti luftë në Ukrainë, Kina dhe Rusia janë afruar më shumë në hapësirën e informacionit, shpesh duke përsëritur deklaratat e njëra-tjetrës nëpër mediat shtetërore, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të minuar Perëndimin, thuhet në një raport të ri.
Studimi njëvjeçar i kryer nga Aleanca për Sigurimin e Demokracisë të Fondit Gjerman Marshall, gjeti se mesazhet nga zyrtarët kinezë dhe mediat kineze evoluuan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, për të ofruar “mbulesë retorike më të madhe për Kremlinin” pavarësisht qëndrimit zyrtar të Pekinit se është palë neutrale në konflikt.
“Definitivisht ka pasur një mbulim pro-rus dhe Kina ka përsëritur qëndrimet pro-ruse që nga fillimi i luftës, duke nënvlerësuar gjithashtu krimet ruse të luftës dhe duke i dhënë rëndësi zërave rusë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Etienne Soula, hulumtues në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë, njëherësh një nga autorët e raportit.
Duke pasur parasysh këtë rritje të përkrahjes, në raportin që u publikua më 24 shkurt u tha se “aftësia e Kinës për të përdorur rrjetin e saj global të ndikimit për të minuar Perëndimin” i jep asaj një rol të fuqishëm për të ndryshuar qëndrimet në mesin e shteteve të paangazhuara në Jugun Global.
“Për të dobësuar demokracitë perëndimore dhe aleatët e tyre, Kina gjithashtu është përpjekur që t’i izolojë ato shtete duke iu drejtuar Jugut Global”, u tha në raport. “Në kontekstin e luftës në Ukrainë, mesazhet kineze vazhdimisht kanë argumentuar se shtetet që e mbështesin Ukrainën janë hipokrite dhe indiferente ndaj pjesës tjetër të botës”.
Një vit luftë
Mediat e kontrolluara nga Kina nuk e kanë quajtur pushtim luftën dhe në vend të kësaj kanë përdorur terminologjinë e Kremlinit, duke iu referuar si “operacion i posaçëm ushtarak”.
Ndonjëherë, mediat kineze kanë shtyrë përpara dezinformata dhe teori të popullarizuara konspirative të kanaleve shtetërore ruse, të tilla si Shtetet e Bashkuara kanë laboratorë të armëve në Ukrainë, se vrasjet pa gjyq të civilëve nga forcat ruse në Buça janë mashtrim. Po ashtu, mediat kineze kanë sugjeruar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kontrollohet nga miliarderi amerikan, George Soros.
Të mbështetur nga një dekadë të raporteve që propagandonin kundër Perëndimit dhe thellimit e lidhjeve që këto dy vende e cilësuan si partneritet “pa kufij” para pushtimit të Ukrainës, mediat kineze që kontrollohen nga shteti po ashtu kanë ndihmuar në përhapjen e narrativit të Kremlinit për luftën, për audiencën brenda dhe jashtë vendit.
Sipas analizës së raportit, ky qëndrim është shfaqur edhe në llogaritë në mediat sociale.
Në periudhën 24 shkurt 2022 – 23 janar 2023, diplomacia kineze dhe llogaritë në Twitter të mediave të lidhura me shtetin, kanë përmendur ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, “tri herë më shumë” sesa Dmytro Kulebën, homologun e tij ukrainas. Presidenti rus, Vladimir Putin, është përmendur tetë herë më shumë sesa Zelensky.
Siç u tha në raport, mediat kineze duke u bërë jehonë narrativëve të Rusisë, po ashtu kanë ofruar një mundësi për të kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe për të forcuar qëndrimet e kamotshme të Pekinit lidhur me politikën e jashtme amerikane.
Në vitin e parë të luftës, diplomacia kineze dhe llogaritë në Twitter të mediave të lidhura me shtetin, kanë përmendur SHBA-në dy herë më shumë sesa Rusinë, kur kanë shkruar për “luftën” dhe kanë vënë theksin më shumë te NATO-ja që “nuk ishte një temë për sulm në mediat kineze para luftës”.
Më 2021, sipas të dhënave të Aleancës për Sigurimin e Demokracisë, media shtetërore kineze ka përmendur “NATO-n” në më shumë se 1.200 postime në Twitter, me “zgjerimin” e aleancës ushtarake perëndimore që është përfshirë vetëm në 52 postime. Pas pushtimit rus, përmendja e “NATO” dhe “zgjerim” u rrit për më shumë se 540 për qind dhe 1.700 për qind respektivisht.
Tajvani është një temë tjetër, përmendja e të cilit është rritur që nga pushtimi rus, edhe pse në një mënyrë që ka rezultuar e vështirë për konvergjencën e Kinës me Rusinë në hapësirën e informacionit.
Llogaritë kineze që përmendin ishullin vetëqeverisës të Tajvanit, që Pekini e konsideron pjesë të tij, në të njëjtin postim në Twitter si Ukrainën, ndodhën më shumë se 500 herë, megjithëse raporti theksoi se shumica dërmuese e këtyre postimeve u bënë nga zyrtarët kinezë apo mediat që synonin të bënin krahasime midis këtyre dy vendeve. Pekini e sheh Tajvanin si provincë të tij dhe shpesh përmend respektimin e “sovranitetit dhe integritetit territorial” të tij si arsye se pse vendet nuk duhet të ndërveprojnë me Taipein si shtet i pavarur.
“Mbështetja e Kinës ndaj Rusisë nuk është e plotë. Vija e kuqe është se interesat kineze janë të parat, pa marrë parasysh gjithçka tjetër”, tha Soula. “Kjo është mjaft e qartë sa herë përmendet Tajvani dhe qëndrimet janë të palëkundura për të treguar se Ukraina dhe Tajvani nuk janë e njëjta gjë, dhe duke bërë kështu, disi hedhin poshtë narrativin e Rusisë”.
Kina dhe Rusia në Jugun Global
Gjetjet e raportit u japin jehonë deklaratave të bëra nga James Rubin – koordinator në Qendrën Globale të Angazhimit, një organ i Departamentit amerikan të Shtetit i krijuar për të “ekspozuar dhe luftuar” propagandën e huaj – gjatë një turneu evropian në fillim të marsit, kur ai paralajmëroi se Perëndimi ka qenë i ngadalshëm në përgjigje të shfaqjes së Kinës në sferën e informacionit dhe lidhjeve të ngushta të Pekinit me Moskën.
“Ne si një shtet dhe si Perëndim kemi qenë të ngadalshëm në përgjigje dhe është një gjykim i drejtë të themi se po përballemi me një sfidë shumë, shumë të madhe”, tha Rubin për gazetarët më 28 shkurt.
“Në hapësirën e komunikimit, rreshtimi midis Kinës dhe Rusisë është pothuajse i plotë”.
Kina dhe Rusia kanë investuar shumë në tërheqjen e audiencave të reja në gjithë Afrikën, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Azinë gjatë dekadës së fundit. Rubin pretendoi se këto dy shtete kanë shpenzuar miliarda për të zgjeruar operacionet e tyre në nivel global.
Media shtetërore kineze ka pasur rol qendror në përpjekjet e Pekinit për të ndikuar në shtetet e tjera, për të kontrolluar informacionet që publikohen rreth Partisë Komuniste dhe për të qenë e aftë të përforcojë narrativët e Kinës për politikat dhe rolin e saj në botë.
Teksa lufta në Ukrainë po vazhdon, këta narrativë duket se po gjejnë terren pjellor në Jugun Global. Një sondazh i publikuar në shkurt nga Këshilli Evropian për Raporte me Jashtë zbuloi se përderisa shumica e vendeve perëndimore mbështesin Ukrainën, të anketuarit në mbarë Jugun Global ishin më pak mbështetës për luftën dhe më shumë përkrahnin ankesat e Moskës dhe janë shprehur më dyshues ndaj motiveve të liderëve të Perëndimit.
Soula tha se kjo do të thotë se konvergjenca në rritje mes Pekinit dhe Moskës do të zgjerohet, edhe nëse të dyja shtetet mund të mos pajtohen për çdo çështje.
“Hapësira e informacionit është diçka jo shumë e madhe. Askush nuk thotë se do të vendosë sanksione ndaj Kinës sepse po e mbështet Rusinë”, tha ai.
“Kjo e mban Rusinë të lumtur dhe gjithashtu i shërben interesave më të gjera të Pekinit, duke përshpejtuar rënien e ndikimit perëndimor në vendet si Afrika, ku Kina me të vërtetë ka kapacitet për të mbushur boshllëkun që kanë lënë fuqitë perëndimore”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A