Kina u ankua në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), për shkak të tarifave të reja që u kanë vënë Shtetet e Bashkuara mallrave kineze.
SHBA-ja nisi të dielën me aplikimin e taksës 15 për qind mbi mallra të ndryshme kineze, ndërsa Kina u përgjigj me tarifa të reja mbi naftën e papërpunuar amerikane. Këta janë hapat e fundit në luftën tregtare midis dy vendeve.
Kina nuk dha detaje se çfarë përmban ankesa e saj, por tha se tarifat e SHBA-së prekin 300 miliardë dollarë të eksporteve kineze.
“Veprimet e fundit tarifore shkelin konsensusin e arritur nga udhëheqësit e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në një takim në Osaka. Kina do t’i mbrojë të drejtat e saj ligjore në përputhje me rregullat e OBT-së”, tha përmes një deklarate Ministria e Tregtisë e Kinës, përcjell REL.
Ankesa është e treta e tillë e Pekinit në OBT – organizatë ndërkombëtare që i kufizon tarifat që secili vend lejohet t’i vendosë.
Zyrtarët e SHBA-së thonë se po e penalizojnë Kinën për vjedhje të pronës intelektuale, që nuk është e përfshirë në rregullat e OBT-së.
Megjithëse, shumë ekspertë të tregtisë thonë se çdo rritje e tarifave mbi maksimumin e lejuar duhet të justifikohet në OBT. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës