LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian feston statusin e miliarderes me disa shfaqje provokuese në bikini, gjatë pushimeve luksoze

Kim Kardashian feston statusin e miliarderes me disa shfaqje provokuese në bikini, gjatë pushimeve luksoze

Kim Kardashian u paraqit së fundmi me bikini gjatë pushimeve, në një postim festues në Instagram, pasi ajo u bë zyrtarisht një miliardere të martën.

Sipërmarrësja 40-vjeçare e biznesit kishte veshur bikini dy pjesëshe në vlerë 148 dollarë, ndërsa u fotografua gjatë një feste në plazh, të cilën po e shijon me motrat e saj dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të familjes.

Duke ndjekur hapat e motrës së saj, Kylie Jenner, 23 vjeçe dhe ish-burrit, Kanye West, 43 vjeç, Kardashian është tani në listën e 2,674 miliarderëve të “Forbes”, shkruan DailyMail.


Nëna e katër fëmijëve: vajzave North, shtatë vjeçe, dhe Chicago, tri vjeçe, dhe djemve Saint, pesë vjeç, dhe Psalmin, një vjeç, – dukej më në formë se kurrë pasi ajo shpalosi rezultatet e dietës së saj vegane.

E konfirmon "Forbes": Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere
Lexo po ashtu E konfirmon "Forbes": Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere

Rrobat e banjës, të cilat shiten veçmas me 79 dollarë për pjesën e sipërme dhe 69 dollarë për pjesën e poshtme në faqen e internetit të markës, shfaqën fizikun e famshëm të Kimit deri në përsosmëri, ndërsa ajo u ul në rërë në buzë të një oqeani në një vend të paditur.

Një tjetër fotografi e shfaq themeluesen e “SKIMS” të veshur me bikini ndërsa mbështetej në rërë pranë ish-ndihmëses dhe shoqes së saj, Stephanie Shepherd.

Që kur pandemia filloi në fillim të vitit 2020, klani Kardashian-Jenner kanë realizuar një varg udhëtimesh gjatë fundjavave në dukje të pafund dhe pushimeve luksoze ekzotike pa kursime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori