LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-Un përdorë vetëm një tualet, zbulohet arsyeja

Kim Jong-Un përdorë vetëm një tualet, zbulohet arsyeja

Lideri suprem verikorean thuhet se udhëton me tualetin e tij, pasi “mbetjet mund të përmbajnë informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore”.

Për Kim Jong-Un dihet shumë pak dhe ky fakt mund të jetë befasues. Ai asnjëherë nuk përdor tualetin publik, por atë personal për të parandaluar që “feçet e tij të mos bien në duar të gabuara”.

Li Jun Keol, i cili punoi në Komandën e Gardës së Koresë së Veriut deri në vitin 2005, i tha Washington Post se “mbetjet e liderit verikorean përmbajnë informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore, kështu që e tëra duhet të mbetet sekret.”


Kjo në fakt është një lloj paranoje që mund ta pritni nga një njeri udhëheqës i edukuar që nga fëmijëria për të drejtuar “mbretërinë e shkretëtirës” përgjithmonë i rrethuar nga armiqtë, transmeton kp.

Por, si do të mundej një spiun i shkathët të zbulojë informacionet nga mostrat e feçeve të Kim Jong-Un?

Mbetjet e vjedhura të liderit suprem nuk do të zbulojnë asnjë sekret shtetëror, thotë Colleene Kelly, gastroenterologe dhe eksperte për mikrobiologji nga Shoqata Amerikane e Gastroenterologëve.

“Por, ato tregojnë disa gjëra rreth shëndetit të përgjithshëm të Kim”, shton ajo.

Kelly shpjegon se fekalet njerëzore janë 75 për qind ujë, një e katërta tjetër e mbetur janë materie solide, kryesisht bakteret dhe ushqimet të patretshme.

Shumica e njerëzve hedhin rreth 120 gram feçe në ditë. Ushqimi i pasur me fibra do të thotë më shumë substanca të patretura- njerëzit që ushqehen me fibra mund të prodhojnë tri herë më shumë feçe se mesatarja.

“Duke parë feçet e dikujt, mund të merrni një pamje mjaft të mirë të përmbajtjes së fibrave nga dieta e tij”, thotë Kelly për Tonic.Vice.com.

Ky nuk është pikërisht një zbulim i madh. Gjetja e gjakut në feçe, nga ana tjetër, do të thoshte gjakderdhje e brendshme – një problem i vërtetë shëndetësor.

“Nëse shihni gjak, kjo nuk është normale. Asnjëherë mos e injoroni gjakun në feçet tuaja,” porosit Kelly.

Ajo përmend se kohëve të fundit ka rritje të rasteve me kancer në zorrën e trashë, madje edhe në mesin e njerëzve relativisht të rinj, si një arsye tjetër për gjakderdhjen për t’u kuptuar seriozisht.

Tekstura mund të zbulojë disa gjëra për sistemin e tretjes. Një lëndë solide e feçeve sugjeron kapsllëk, ndërsa një lëndë e lëngshme tregon një kalim më të shpejtë në trup. Pjesët e ushqimit mund të tregojnë një lloj diete, ashtu si ndryshimi i ngjyrës. Karota, për shembull, mund të çojë në një mostër të kuqërremtë, për shembull, ndërsa rrushi ndikon që feçet të marrin ngjyrën e zezë.

“Të gjitha këto variacione janë normale,” thotë Kelly.

Kur shkojnë përtej një inspektimi të rregullt vizual, analistët mund të fillojnë të studiojnë bakteret në feçet e Kim për të fituar imazhin e asaj që është në barkun e tij – në mikrobiologjinë e tij. Kur mikrobiomi është i dëmtuar, duke vuajtur nga një shumëllojshmëri e mangësive bakteriale, shkencëtarët e quajnë disbiosis dhe lidhet me një sërë kushtesh shëndetësore. Në rastin e Kim, ndoshta nga feçet e tij mund të zbuloni se është i trashë, thotë Kelly, pasi ajo ka të bëjë me disbiosis.

Edhe një herë, kjo nuk zbulon diçka që spiunët nuk e njohin. Por mikrobiomi i tij mund të tregojë gjithashtu hipertension, diabet, sëmundje autoimune ose ndonjë nga listat e gjata të sëmundjeve që lidhen me disbiosis.

“Ju nuk duhet të diagnostikoni ndonjë nga këto sëmundje individuale duke shikuar në feçet e dikujt, por këto forma bakteriale mund të tregojnë një gjendje kronike. Mund të zbuloni nëse ushqimi është i bazuar në bimë apo mish. Mund të konkludoni se udhëheqësi suprem Kim Jong-Un është duhanpirës”, shprehet ajo.

Në një kuptim më serioz, zbulimi i ADN-së të kancerit në feçet e Kim mund të tregojë rritjen e polipeve ose kancerin e zorrës së trashë.

Në të kaluarën Josif Stalini thuhet se kishte vjedhur feçet dhe urinën e liderëve botërorë përmes tualeteve të veçanta.

Edhe Mao Cedung, udhëheqës kinez, thuhet se kishte ngrënë, pirë dhe pa vetëdije ua kishte dhënën feçet për analiza ekspertëve sovjetikë. Më vonë, agjentët e CIA-s dhe MI-6 britanik pretendohej se donin të merrnin një mostër të Mikhail Gorbachevit, ish-presidenti i BRSS-së.

Ndryshe, Kelly punon në Regjistrin Kombëtar të Mikrobiotransplantimit Fekal pranë Shoqatës Amerikane të Gastroenterologëve, për studimin afatgjatë të pacientëve që kanë pasur FMT- transplantim fekal për të ndryshuar mikrobiomin e tyre.

Këta studiues duan të dinë: a ka ndonjë efekt të fshehur të ndryshimeve bakteriale në stomak? Nëse një pacient i dobët që merr një transplantim nga donatori me mbipeshë, për shembull, kjo çon në rritjen e kaliumit, apo anasjelltas? /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori