Khloe Kardashian dukej e hollë në një seri fotografish të realizuar para se Tristan Thompson të zbulonte se kishte lindur një fëmijë me Maralee Nichols.

Ylli u shfaq shkëlqyese teksa modelonte një fustan të shkurtër dhe çizme të larta deri tek gjuri në imazhet e 'harruara' të bëra 'disa javë më parë'.


Pasi babai i vajzës së saj, 30 vjeç, ndau rezultatin e testit të atësisë dhe i kërkoi falje publike, Khloe thuhet se është zotuar të mos e fal përsëri lojtarin e NBA-së.

khloekardashian 271682944 1320295455060730 101956874054858268 n Foto: Instagram

Biondja tregoi këmbët e saj të formësuara në palestër dhe në treshen e imazheve ajo buzëqeshi butësisht ndërsa vështronte kamerën.

"Gëzuar të enjten!! Harrova që i bëmë këto foto disa javë më parë”, ka shkruar ajo.

khloekardashian 271770567 328267822506544 6576216305312846767 n Foto: Instagram

Imazhet shënojnë kthimin e Khloe në Instagram, pasi ajo nuk kishte postuar asnjë foto të saj që kur Thompson konfirmoi se ai ishte babai i fëmijës së Nichols, më 4 janar.

Khloe si mbështetje mori pa fund komente pozitive nga fansat e saj. /Telegrafi/

khloekardashian 271761642 635833947464022 481792044573501329 n Foto: Instagram