LAJMI I FUNDIT:

KFOR përfundon stërvitjen “Platinum Sabre 2024” pranë aeroportit të Gjakovës

KFOR përfundon stërvitjen “Platinum Sabre 2024” pranë aeroportit të Gjakovës

Komanda Rajonale Perëndimore e misionit të KFOR-it, ka përfunduar sot stërvitjen “Platinum Sabre 2024” në afërsi të aeroportit të Gjakovës.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se në këtë stërvitje morën pjesë disa njësi të KFOR-it, përfshirë Batalionin Rezervë Operacional të Turqisë, Batalionin e Aviacionit dhe Batalionin e Vëzhgimit dhe Zbulimit të Inteligjencës, ku u kryen aktivitete të ndryshme të përbashkëta, duke përfshirë kordonin dhe kërkimin,  procedurat e evakuimit mjekësor dhe menaxhimin e hapësirës ajrore.


“Përfundimi i stërvitjes “Platinum Sabre 2024” paraqet një arritje të rëndësishme në përpjekjet tona të vazhdueshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në kuadër të mandatit tonë të OKB-së, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të shkëlqyer të treguar nga të gjithë pjesëmarrësit,” tha Komandanti i misionit KFOR-it, Gjenerali Ozkan Ulutash.

KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori