LAJMI I FUNDIT:

KFOR ekzaminon zollat e gjetura në Banjskë dhe po siguron zonën për të parë nëse ka armë të tjera

KFOR ekzaminon zollat e gjetura në Banjskë dhe po siguron zonën për të parë nëse ka armë të tjera

Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese i KFOR-it ekzaminoi pesë granata raketore të zbuluara nga Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë në një depo në komunën e Zveçanit në afërsi të Manastirit të Banjskës

Sipas njoftimit të KFOR-it këto mjete shpërthyese u dërguan në laboratorë të forenzikës.

“Ekipi i KFOR-it ka punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


“Batalioni i Manovrimit i KFOR-it po siguron më tej zonën për të parë nëse mund të gjenden depo të tjera të mundshme pranë këtij objekti”, vijon tutje njoftimi.

KFOR-i ka kujtuar se vepron në Kosovë sipas detyrave për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Policia gjen pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës, dyshohet se i përkasin grupit të Radoiçiqit
Lexo po ashtu Policia gjen pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës, dyshohet se i përkasin grupit të Radoiçiqit

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

Ndryshe, gjatë së mërkurës Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë detyrave rutinore ka hasur në pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës.

Sipas raportit të policisë mjetet dyshohet si i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar ku grupi terrorist i drejtuar nga Milan Radoiçiq ka sulmuar një patrullë të Policisë së Kosovës ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.

Më pas në luftime e sipër Policia e Kosovës kishte neutralizuar tre terroristë.

Pas këtyre ngjarjeve kiste pasur reagime të shumta nga bashkësia ndërkombëtare duke dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori