Rrjeti i restoranteve KFC, ka reaguar pas katër vjedhjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Gjakovë, Pejë, Ferizaj dhe Prizren.
Sipas një njoftimi për media të kompanisë, këto vjedhje janë kërcenim për biznesin dhe shoqërinë, sipas tyre, kanë arritur përmasa alarmuese.
KFC thotë se, “në sytë e investitorëve të huaj, këto plaçkitje po japin një bindje të paqëndrueshmërisë së rendit dhe sigurisë publike të vendit tonë, që do të thotë se dëmi më i madh po u shkaktohet shtetit të Kosovës, qytetarëve të saj, pastaj edhe bizneseve”.
Njoftimi i plotë i KFC
Sektori i industrisë së ushqimit në Kosovë është një nga sektorët me rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit, për lobimin e vendit në shtetet e tjera të botës si dhe për stabilitetin ekonomik dhe atë social të tij. Një vend i qëndrueshëm dhe i fuqishëm konsiderohet parakusht për tërheqjen dhe për rritjen e investimeve të huaja direkte. Marrë parasysh këtë, edhe kompania KAN sh.p.k. – KFC Kosova, ndërkombëtarisht e njohur ka hyrë në tregun Kosovar.
Gjatë pesë ditëve të fundit në restorantet e KFC Kosova kanë ndodhur katër vjedhje të njëpasnjëshme në Gjakovë, Pejë, Ferizaj dhe Prizren. Për të gjitha këto vjedhje është lajmëruar Policia Rajonale e Kosovës së secilit qytet përkatës, ku kanë hapur hetime, mirëpo ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete, përderisa vjedhjet kanë vazhduar edhe pas rastit të parë. Për fat të keq, këto plaçkitje të cilat konsiderohen kërcënim për biznesin dhe shoqërinë, kanë arritur përmasa alarmuese.
Shqetësimi për këtë çështje konsiderohet jo vetëm goditje kundër zhvillimit ekonomik të vendit, por cenon sigurinë e punëtorëve të cilët japin kontributin e tyre në këtë kompani dhe vullnetin e njerëzve që janë të gatshëm të investojnë në këtë vend. Vjedhjet në restorantet e KFC-së jo vetëm që po krijojnë një mjedis të pasigurt në sytë e qytetarëve, por po krijojnë një bindje pasigurie dhe ndjesi vetmie, pa mbështetje nga institucionet dhe personat kompetent.
Nga ana tjetër, në sytë e investitorëve të huaj, këto plaçkitje po japin një bindje të paqëndrueshmërisë së rendit dhe sigurisë publike të vendit tonë, që do të thotë se dëmi më i madh po u shkaktohet shtetit të Kosovës, qytetarëve të saj, pastaj edhe bizneseve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës