LAJMI I FUNDIT:

KF Ulpiana kampione e ‘play-offit’ Nacional për U-17

KF Ulpiana kampione e ‘play-offit’ Nacional për U-17
(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Ulpianës në grupmoshën U-17 ka arritur të dalë kampione e ‘play-offit’ Nacional, që përgjatë tetë ditëve u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali. Në ndeshjen finale skuadra nga Lipjani triumfoi ndaj Dritës, me rezultat 2-1.

Ashtu sikurse shumica e ndeshjeve të kësaj gare, edhe në finalen e U-17 u zhvillua një lojë shumë interesante dhe me rivalitet të madh.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Ulpianës, me golin e shënuar nga Përparim Bytyçi në minutën e dytë të lojës shtesë të pjesës së parë.


(Foto: ffk-kosova.com)

Megjithatë, gjilanasit pas shumë përpjekjeve arritën që t’i barazojnë shifrat në minutën e 75-të, kur nga një tollovi e krijuar në zonë më së miri u gjend Mitat Xhimshiti.

Ndërkohë, në minutat në vazhdim të dyja ekipet shfaqën dëshirë të madhe për të gjetur golin e fitores, por këtë e arritën futbollistët e Ulpianës, me një gol të shkëlqyeshëm të Elton Mehmetit nga distanca, në minutën e 82-të.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në fund, medaljet për ekipet finaliste dhe trofeun e kampionit i dorëzoi anëtari i KE të FFK-së, Ismajl Ajeti, i cili ishte edhe përgjegjës i organizimit të garave të ‘play-offit’.

Do theksuar se krahas Ulpianës dhe Dritës pjesëmarrjen në Superligën U-17 për edicionin e ri e ka siguruar edhe Drenica, e cila një ditë më herët ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës, në ndeshjen për vendin e tretë.

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Kalo në kategori