LAJMI I FUNDIT:

Këto tri shenja të horoskopit e kanë të vështirë të pranojnë martesën

Këto tri shenja të horoskopit e kanë të vështirë të pranojnë martesën

Këta pjesëtarë të shenjave të horoskopit është shumë më e vështirë t’i dërgosh para altarit

Çdo shenjë është karakteristike për diçka, por këto të tri shenja janë pa dyshim më të pavendosurit kur bëhet fjalë për hyrjen në ujërat bashkëshortore! – transmeton Telegrafi.

Vendi i parë u takon meshkujve të shenjës së Peshores. Mashkulli i Peshores është një bandill dhe joshës i madh. Ka sjellje të bukura, është harmonik dhe pret që një femër, në radhë të parë, të jetë zonjë. Mashkulli i Peshores nuk mund ta imagjinojë jetën pa gjysmën e tij (të bukur), por kjo nuk do të thotë se ai hyn lehtësisht në ujërat bashkëshortore. Para së gjithash, atij i pëlqen të josh – dhe jo vetëm juve, ai i adhuron gratë, por edhe gratë atë, megjithatë më e rëndësishmja është që Peshorja të peshojë! Pritja që Peshorja të përputhet me fati, ndërsa ai peshon se ka marrë vendimin e duhur, mund të marrë shumë kohë


Vendi i radhës i takon Luanit! Luani dhe martesa: në radhë të parë, gjëja më e rëndësishme për të është të gjejë një grua që nuk ka konkurrencë. Atëherë është e rëndësishme të jetë jo e bukur, por më e bukura. Të jetë e suksesshme në karrierën e saj, të jetë e ekonomikisht e pavarur. Të jetë e sigurt në vetvete dhe ta dojë atë më shumë se veten! Derisa Luani të gjejë gruan e përsosur dhe të vendosë t’i japë asaj zemrën e tij të luanit, pjesa tjetër e kohës me siguri do të kalojë. Por kur ai vendos të jetojë me të, ju vërtet jetoni një përrallë mbretërore!

Vendi i fundit i takon Demit! Demi është një zotëri i vendosur dhe i guximshëm. Demi është i krijuar për të jetuar në çift. Por, përpara se të vendosë të dalë para altarit, ai duhet: të ketë pronën e tij të paluajtshme – më ideale një shtëpi me kopsht, të ketë kursime serioze dhe të ketë një punë të sigurt, si dhe biznesin e tij personal privat. Ai është besnik në dashuri, i do fëmijët dhe ka shumë respekt për shtëpinë, familjen dhe gruan e tij. /Telegrafi/