Hitleri i ri në atë kohë u përpiqte të depërtonte si një piktor, prandaj me këtë synim shkoi në Vjenë. Një tregtar çifut i artit, i cili besonte në talentin e Hitlerit, kishte shitur më 1911 disa piktura të Hitlerit tek hebrenjtë e pasur.

LEXO PO ASHTU: Ky akuarel u shit për 130 mijë euro! A e dini kush e ka bërë? (Foto)


Pas ardhjes së tij në pushtet, Hitleri konfiskuar galerinë e Samuel Morgensternit dhe e deportoi në geton e Loxhit të Polonisë, ku vdiq më 1943, thuhet nga shtëpia e ankandeve Nate D. Sanders. Çmimi fillestar për këtë akuarel është 30 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Nate D. Sanders vitin e kaluar shiti për pothuajse 65 mijë dollarë kopjen prej dy vëllimeve të veprës "Mein Kampf", me nënshkrimin e Hitlerit. Në të njëjtin ankand për 10.068 dollarë është shitur palltoja e lëkurës e Albert Speerit, arkitektit të Hitlerit dhe ministrit të sistemit nazist gjerman që u dënua për Holokaust në Gjyqin e Nurembergut.

Shitja e gjësendeve që ndërlidhen me nazizmin ndalohet në shumë shtete.

Më poshtë mund të shihni një seri të punimeve të Hitlerit. /Telegrafi/

ahitleri