LAJMI I FUNDIT:

Këto pamje vijnë nga qendra e Pejës (Foto)

Këto pamje vijnë nga qendra e Pejës (Foto)

Një lexues i Telegrafit ka dërguar disa fotografi për të cilat thotë se janë bërë në qendër të Pejës, përkatësisht tek shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” – shumë afër qendrës.

“Qe 18 vite jetoj në këtë pjesë të qytetit. E kam parë çdo ditë shkatërrimin nga kushtet klimatike dhe natyra e këtyre shtëpive. Në asnjë moment nuk ndërhyhet nga Komuna e Pejës. As dritaret e banesës nuk mund të hapen sepse çdo herë aty digjen mbeturina”.

Si detaj tjetër interesant, lexuesi përmend faktin se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, çdo mëngjes është për kafe tek një kafene, siç thotë lexuesi, 10 metra larg nga vendi ku janë bërë këto fotografi. /Telegrafi/


peja1

peja2

peja3