LAJMI I FUNDIT:

Këto janë shkollat e kryeqytetit që do t’i nënshtrohen testit PISA 2018

Këto janë shkollat e kryeqytetit që do t’i nënshtrohen testit PISA 2018

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë mbajti takim pune me koordinatorët dhe drejtorët e shkollave për organizimin dhe mbarëvajtjen e testit Pisa 2018.

Me këtë rast, drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga Ministria, zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA 2018.

“PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur të bashkëpunoni ngushtë me institucionet relevante të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA 2018. Nxënësit tanë në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë”, tha ndër të tjera Salihaj.


Testit PISA 2018 do t’i nënshtrohen dymbëdhjetë shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore të Prishtinës, si në vijim: Shkolla të mesme: SHML “Xhevdet Doda”; SHML “Eqrem Çabej”; SHML “Sami Frashëri”; SHML “Ahmet Gashi”; SHML “Gjimnazi Matematikor Specialistik”; SHML “Alauddin”; SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”; SHML “28 Nëntori”; SHML “Gjin Gazulli”; SHML “Abdyl Frashëri”; SHML “Dr. Ali Sokoli”; SHML “Shtjefën Gjeçovi”; SHFMU “Elena Gjika”; SHFMU “Asim Vokshi”; SHFMU “Emin Duraku”; SHFMU “Ismail Qemali”; SHFMU “Nazim Gafurri”; SHFMU “7 Marsi”; SHFMU “Nënë Terezë”; SHFMU “Shkollë e Gjelbër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori