LAJMI I FUNDIT:

Këto janë masat e marra nga Qeveria e Maqedonisë për motin e nxehtë

Këto janë masat e marra nga Qeveria e Maqedonisë për motin e nxehtë

Qeveria e Maqedonisë me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka shpalosur masat e marra për të përballuar motin e nxehtë që këto ditë pritet të jetë mbi 40 gradë celsius, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Masat e marra nga Qeveria e Maqeadonisë janë:
-Gratë shtatëzëna, të sëmurët me sëmundje kronike dhe personat mbi 60 vjeç të lëshohen nga puna,
-Puntorët e ndërtimtarisë të mos punojnë nga ora 11 deri ora 17.
-Çerdhet të kenë kujdes që fëmijët t’i ruajnë nga dielli 11 deri ora 17.
-Kompanitë private të kenë kujdes me trajtimin e puntorëve dhe të njejtëve mos të ju lejojnë ekspozim në diell nga ora 11 deri ora 17.
-Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe komunat të kujdesen për ambientin jetësor dhe të lagin rrugët. Kryqi i Kuq do të duhet të shpërndajë ujë dhe freskues nëpër rrugët e qyteteve.

Sipas Qeverisë, kjo masë vlen për tre ditët e ardhshme. /Telegrafi/