Makinat më të vjedhura në Mbretërinë e Bashkuar janë zbuluar – dhe ky nuk është një lajm i mirë për shoferët e makinave Ford.

Shifrat e reja tregojnë se Ford Fiesta ishte marka dhe modeli që ka më shumë gjasa të raportohet si i vjedhur që nga janari 2018, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Hulumtimi zbuloi se 10,346 Ford Fiesta iu raportuan atyre të vjedhura në atë periudhë kohore, me Volkswagen Golf në vendin e dytë dhe BMW Seria 3 në të tretin.

Screenshot 15 5

Plus, Londra ishte “pika e nxehtë e vjedhjeve” të makinave në Mbretërinë e Bashkuar me afro 30,000 vjedhje të raportuara që nga janari 2018.

Birmingham ishte në vendin e dytë me 27,680 vjedhje të raportuara dhe Mançesteri në të tretin me pak më shumë se 10,000 vjedhje të raportuara.

Screenshot 16 6

Në total janë raportuar më shumë se 250,000 makina të vjedhura, dhe pothuajse një në pesë shoferë thonë se makina e tyre është vjedhur më parë - ekuivalente me më shumë se 7.6 milionë njerëz. /Telegrafi/