Këto janë komunat në të cilat Vetëvendosje doli e para, në mesin e tyre katër komuna të mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tash ka procesuar 99,88% të votave nga 2 mijë e 544 vendvotime nga 2 mijë e 547 vendvotime sa janë gjithsej.
Sipas rezultateve nga këto vota të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, duke marrë 25,49% apo 202 mijë e 884 vota.
Në këto zgjedhje Vetëvendosje ka arritur të fitojë në nëntë komuna.
Komunat të cilat LVV ka fituar janë: Gjilani, Kaçaniku, Kamenica, Obiliqi, Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Vushtrria dhe Hani i Elezit.
Përqindja e rezultateve në komuna e paraqitur në grafike, është bërë gjatë kohës kur KQZ kishte arritur të procesoj 98,47% të rezultateve nga vendvotimet.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































