LAJMI I FUNDIT:

Këto janë katër pikat kryesore të “Planit për Paqe në Lindjen e Mesme” të presidentit Trump

Këto janë katër pikat kryesore të “Planit për Paqe në Lindjen e Mesme” të presidentit Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar “marrëveshjen e tij përfundimtare” për paqen në Lindjen e Mesme, duke thënë se plani i tij i detajuar prej 80 faqesh do të ishte një “zgjidhje realiste dy-shtetesh”, për të cilën tashmë ishte rënë dakord nga Izraeli.

“Sot Izraeli bën një hap të madh drejt paqes”, tha Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë. “Unë nuk u zgjodha për të bërë gjëra të vogla ose duke u larguar nga problemet e mëdha”, shtoi ai.

Dhe siç shkruan mediumi britanik The Guardian, përcjell Telegrafi, në një seri deklarimesh ndonjëherë kontradiktore, Trump tha se plani përfshin:


– Jerusalemin si kryeqyteti “i pandarë” i Izraelit, por me një kryeqytet palestinez të mundshëm në seksionet lindore të qytetit.

Trump zbuloi ‘Planin e Paqes në Lindjen e Mesme’: Jerusalemi 'do të mbetet kryeqyteti i pandarë i Izraelit'
Lexo po ashtu Trump zbuloi ‘Planin e Paqes në Lindjen e Mesme’: Jerusalemi 'do të mbetet kryeqyteti i pandarë i Izraelit'

– Një rrugë për shtetësinë palestineze që do të “rriste territorin palestinez më shumë se dyfish”, pa specifikuar se cilit territor i referohej.

– Të çojë në “1 milion” vende të reja pune për palestinezët.

– Njohja e vendbanimeve izraelite në territorin e okupuar palestinez si pjesë e vendit.

Sidoqoftë, siç vë në pah ky medium, liderët palestinezë munguan në këtë prezantim.

Ata prej kohësh e kanë hedhur poshtë planin e Trump si të njëanshëm ndaj tyre dhe e kundërshtuan paraprakisht propozimin e tij.

Trump e ftoi Netanyahu dhe kundërshtarin e tij kryesor vendas, Benny Gantz, në Shtëpinë e Bardhë këtë javë për të biseduar rreth propozimit.

Politikanët izraelitë do të ballafaqohen kundër njëri-tjetrit në zgjedhjet e 2 marsit, dhe Uashingtoni dëshironte të sigurohej që plani të ecte përpara, pavarësisht nga rezultati.

Gantz më vonë tha se plani ishte një “hap i rëndësishëm dhe historik” që ai do të punonte për ta zbatuar nëse zgjidhet.

Megjithatë, shkruan tutje The Guardian, Saeb Erekat, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, e quajti atë një “mashtrim”.

Gjithashtu, ambasadori palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, Husam Zomlot, tha që ishte “mashtrim”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori