Për herë të parë në internet është publikuar lista me emrat e afër 10 mijë komandantëve dhe rojeve naziste të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen e mbi një milion hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Baza e të dhënave është shumë e ngarkuar dhe përmban qindra fotografi të kryerësve të krimeve, kurse atë e ka publikuar Instituti Polak i Përkujtimeve Nacionale (INR) në mënyrë që të hedh poshtë informacionet e rreme se shumë roje në kampin famëkeq Aushvic, dhe në kampet e tjera, kanë qenë polakë,  shkruan Dailymail, transmeton Telegrafi.


3 2

Në listën prej 9,686 vetash janë kryesisht persona me prejardhje gjermane, të cilët para Luftës së Dytë Botërore ishin kryesisht fermerë.

1 6

Shefi i Institutit polak (INR), Jaroslaw Szarek, ka thënë se ky arkiv online është krijuar me qëllim që të demantohen të pavërtetat.

2 4

“Ne nuk shprehim mendimin tonë, ne prezantojmë fakte tronditëse”, tha Szarek.

Për ta parë arkivin komplet me emrat e 9,686 personave që kryen krime klikoni KËTU. /Telegrafi/