Nga mesnata e sotme derivatet e naftës do të pësojnë ndryshime. Kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Eurosuper BS-98 do të kushtojë 67,50 denarë për litër, vaji extra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 46,50 denarë për litër.


Eurodiesel do të kushtojë 58 denarë për litër, kurse Eurosuper BS-95 do të kushtojë 65,50 denarë për litër.

Mazuti do të kushtojë 28,109 denarë për kilogram./Telegrafi/