LAJMI I FUNDIT:

Këto janë arsyet pse BE nuk i caktoi Kosovës afat kohor për anëtarësim

Këto janë arsyet pse BE nuk i caktoi Kosovës afat kohor për anëtarësim

Strategjia për Zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e publikuar disa ditë më parë nga Komisioni Evropian, nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndër arsyet kryesore që Kosovës nuk i është caktuar afat kohor për anëtarësim mbeten Dhomat e Specializuara.


Zyra e Bashkimit Evropian në një përgjigje elektronike për Indeksonline është shprehur se zgjerimi i BË-së bazohet në atë se sa referma arrin të bëjë në fushën e drejtësisë, qeverisjes së mirë e luftës kundër krimit e korrupsionit.

Por, thekson se MSA e Dhomat e Specializuara janë hap i rëndësishëm për anëtarësim në BE.

“Procesi i zgjerimit bazohet në meritat dhe në atë se sa shpejt do të arrijë Kosova në procesin e reformave që adreson reformën në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, ekonomisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, administratës publike, arsimit. Kosova duhet të zbatojë MSA. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që Kosova të respektojë angazhimin e saj në Dhomat e Specialistëve” thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ndryshe nga Kosova, për Malin e Zi dhe Serbinë janë përcaktuar afate kohore të anëtarësimit.

Mirëpo, Zyra e BE-së ka thënë se as këto dy shtete e nuk kanë datë fikse të anëtarësimit dhe se Kosova trajtohet baras më të gjitha shtetet tjera në rajon.

“Strategjia e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor e trajton Kosovën si të barabartë me të tjera shtete në rajon dhe ofron një perspektivë të qartë të anëtarësimit në vendet e Ballkanit në BE. Kriteret për anëtarësim nuk kanë ndryshuar, por përmes kësaj strategjie ekziston mundësia që disa vende të arrijnë të tjerët në rrugën e integrimit. Mali i Zi dhe Serbia janë të vetmet vende që kanë hapur negociatat dhe se 2025 nuk është as një datë fikse dhe as objektiv për anëtarësim. Ajo tregon një perspektivë të mundshme kohore, duke reflektuar angazhimin e fortë evropiane”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori