Komunikimi është baza e çdo marrëdhënie cilësore. Mënyra se si i zgjedhim fjalët tona mund të ketë një ndikim të madh në marrëdhëniet tona, qofshin ato miqësi, partneritete apo familjare.
Sipas studiuesit të psikologjisë Lachlan Brown, disa fraza jo vetëm që ndihmojnë në shprehjen e emocioneve, por gjithashtu thellojnë mirëkuptimin e ndërsjellë, forcojnë besimin dhe nxisin një ndjenjë lidhjeje. Këto janë disa fjali të thjeshta, por të fuqishme që, sipas studiuesit, mund të transformojnë mënyrën se si ne ndërtojmë dhe mbajmë marrëdhënie.
“Të vlerësoj”
Kjo frazë nuk është vetëm një shprehje mirënjohjeje, por një njohje e vlerës së një personi në jetën tonë. “Kur i thoni dikujt ‘Unë ju vlerësoj’, ju theksoni rëndësinë dhe përpjekjen e tij, gjë që përforcon ndjenjën e lidhjes dhe respektit të ndërsjellë”, shpjegon Brown për Hack Spirit.
“E kuptoj”
“Me këtë frazë, ju tregoni dhembshuri dhe ndjeshmëri, duke i bërë të ditur personit se jeni me të pa gjykuar apo imponuar këshilla. Gjatë bisedës, shpesh nuk kërkohet veprim, por vetëm ndjenja se personi kuptohet dhe mbështetet”, pretendon studiuesi.
“Si mund të të mbështes?”
Kjo pyetje ofron një mundësi që personi të shprehë atë që ka nevojë, në vend që ne të supozojmë se si duhet të ndihmojmë. Brown thekson, “Dialogu i hapur krijon hapësirë për mbështetje të vërtetë dhe tregon shqetësimin tuaj të vërtetë”.
“Më vjen keq”
Sinqerisht të thuash “më fal” është çelësi për riparimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e besimit, pohon studiuesi. “Duke pranuar përgjegjësinë për veprimet tuaja, ju tregoni pjekuri dhe gatishmëri për të forcuar marrëdhënien”, shpjegoi ai.
“Më trego më shumë”
Kjo frazë inkurajon çiltërsinë dhe ndershmërinë e personit tjetër. “Kur i thoni partnerit tuaj: “Më trego më shumë”, tregoni se jeni të interesuar për mendimet dhe ndjenjat e tij, gjë që çon në një komunikim më të thellë dhe më të mirë”, përfundoi Brown.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Ekspertët zbulojnë tre tipare të një burri që e do gruan dhe martesën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës