Dy ditë më parë në Bruksel u mbajt raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi në nivel presidentësh.
Ky takim erdhi pas provokimeve të fundit të bëra nga Serbia, siç janë ndërtimi i murit në veri të Kosovës dhe tentimi i futjes së “trenit rus” në territorin e Kosovës.
Për të diskutuar për këto dhe shumë çështje tjera në Bruksel u mbajt takimi në mes palës kosovare që përfaqësohej nga presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa me palën serbe që përfaqësohej po ashtu nga presidenti Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandër Vuçiq.
Ky takim si gjithmonë ndërmjetësohej nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi, kryeministri Isa Mustafa deklaroi se me palën serbe u diskutua për shtensionimin e situatës pas incidenteve të fundit.
Madje kryeministri përmendi edhe mundësinë e një dialogu gjithëpërfshirës, duke thënë se do të ketë përfshirje të opozitës dhe shoqërisë civile.
“Kërkuam që dialogu të përshpejtohet dhe të arrihen rezultate konkrete. Po ashtu kërkuan që në dialog të ketë përfshirje më të madhe. Pra të përfshihen edhe përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile”, deklaroi dy ditë më parë Mustafa.
E lidhur me këtë në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se nuk është koha që tash të kemi dialog të ri.
Kështu së paku ka thënë për Telegrafin, sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.
“Integrimi i minoritetit serb, në shoqërinë kosovare, mund të bëhet vetëm përmes një dialogu të brendshëm dhe të drejtpërdrejtë dhe vetëm përmes zhvillimit ekonomik. Ndërkaq, problemet tjera ekonomike, politike dhe sociale, mund të zgjidhen vetëm duke e konsoliduar shtetin dhe sovranitetin tonë. Dhe në fund, problemet tona me Serbinë, do të mund t’i zgjidhim vetëm duke e kushtëzuar ekonomikisht Serbinë me reciprocitet, si dhe duke u sjellë si shtet normal. Po të vepronte kësisoj qeveria jonë, patjetër që do të bashkëpunonim. Por, tashmë nuk ka kohë për dialog të ri. Është momenti për zgjedhje të reja”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka theksuar se para se të ndodh çfarëdo negociate me Serbinë, duhet të dialogojmë me serbët lokalë për integrimin e tyre dhe duhet të kushtëzojmë Serbinë me njohje të pavarësisë dhe shtetit tonë.
“Serbinë duhet ta kushtëzojmë edhe me dëmshpërblim për dëmet e luftës, kthim të personave të pagjetur, ndalje të represionit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc si dhe përmirësim i kushteve ekonomike, politike dhe sociale të tyre, etj”, tha Molliqaj.
Ai shtoi se vetëm pasi të përmbushen kushte të tilla, do të mund të kishim dialog të mirëfilltë ku diskutohen problemet e ndërsjella por jo edhe çështjet e brendshme të Kosovës.
“Çdo negocim para se të përmbushen këto, është në dëm të Republikës së Kosovës dhe përmbush aspiratat agresore të Serbisë”, u shpreh Molliqaj.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë ripërsëritur idenë për përfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile në dialog me Serbinë.
Në të kaluarën pjesë e dialogut ishte edhe AAK nëpërmjet ish-nënkryetarit të këtij subjekti, Blerim Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk