Këtë vjeshtë kadifeja bartet edhe në flokë
Pëlhura e shakmisur, e butë dhe e këndshme në prekje, do të gjendet këtë sezon edhe në flokët tona dhe nuk ka pjesë të tillë në të cilën nuk do të bartet
NJËRI ndër hitet më të mëdha të modës së vjeshtës do të gjendet edhe në flokët tuaj, transmeton Telegrafi.
Natyrisht fjala është për kadifenë, e cila është shpallur pushtuesi i pakontestueshëm i modës së vjeshtës dhe nuk ka pjesë të tillë në të cilën nuk do të bartet – këpucë, fustane, pallto, blejzerë, çanta apo në rroba të brendshme.
Mirëpo, pëlhura e shakmisur, e butë dhe e këndshme në prekje, do të gjendet këtë sezon edhe në flokët tona, madje në formë të fjongove të trasha apo të holla, të cilat do të ngrenë në çast flokët, posaçërisht gërshetin.
Po ju sjellim disa ide se si t’i bartni.








































