Nuk është sekret që shumica prej nesh i pëlqejnë truket që na e bëjnë jetën më të lehtë

Falë “TikTok”-ut, ne shumë shpesh mësojmë hile të vogla që ndihmojnë në bërjen e valëve perfekte në flokët tanë pa nxehtësi, ose si të krijojmë penelin simetrik në pak hapa.


Tashmë, është radha e grimit të syve i njohur si “smokey eyes”, i cili arrihet lehtësisht nëse përdorim aksesorin që kthen qerpikët.

Çfarë duhet të bëni?

Vendoseni pjesën e sipërme të aksesorit mbi kapakun tuaj të mbyllur të syrit dhe duke e përdorur atë si "vizore", aplikoni tonin/hijen direkt sipër. Në këtë mënyrë theksoni formën e syve tuaj, duke i dhënë thellësi shikimit, pa menduar se ku duhet të aplikoni me saktësi nuancën e errët.

Më pas mund të përdorni sërish kthyesin e qerpikëve për ta bashkuar vijëzimet. Në këtë pikë mund të përdorni ton ose edhe thjesht laps, në varësi të pamjes që dëshironi të arrini. Kaq e thjeshtë!

Megjithatë, për ta pasur krejtësisht të qartë se si të veproni, ndiqni videot e bëra virale:

@lenkalul

the easiest way! ad using lunar beauty nude prism palette & eyeko black magic cocoa edition eyeliner from my @boxycharm 🤍 #boxycharm #boxycharmpartner #makeup

@tias.mua

this eyelash curler hack makes doing your cut crease so quick and easy!! ib @lenkalul

@hayleybuix

This hack is so easy & smart!! Ib @lenkalul #makeuphacks #makeup #makeuptips