Ky model praktik është një shpëtimtar i vërtetë në momentet kur nuk kemi kohë të shkojmë në parukeri dhe kemi nevojë për diçka të rregullt
Ky stil popullor është krijuar për të gjitha llojet dhe teksturat e flokëve.
Për këtë lloj modeli të flokëve nuk është as e nevojshme të keni flokë super të pastër, sepse është e lehtë t’i lëmoni me disa lëvizje.
Flokët do të jenë më të qeta dhe më elegante – me disa dekorime të frymëzuara nga tendencat tipike, transmeton Telegrafi.
Shiritat e vegjël të flokëve si një aksesor për elegancën klasike janë një shtesë e mrekullueshme për stilin.
Dekorimet me rruaza janë aq elegante, saqë përshtaten lehtësisht në çdo lloj modeli flokësh.
Nëse ju duket se modeli i flokëve ka nevojë për një dekorim, mund ta bëni me rruaza.
Nuk do të gaboni me një shirit gri.
Shiriti i gjelbër kadife ka një sërë përparësish, është i butë dhe nuk rrëshqet nga flokët.
Pse të mos provoni diçka të veçantë – perlat duken të mrekullueshme në shoqërinë e një harku.
Një shall i lidhur rreth bishtit gjithashtu do të duket i shkëlqyeshëm, nuk keni nevojë për bizhuteri shtesë. /Telegrafi/