Plani i vaksinimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën anti-COVID tashmë është miratuar.
Ministria e Shëndetësisë (MSh) në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se presin përgjigje nga COVAX që gjatë kësaj jave të dihet data kur këto vaksina do të arrijnë në Kosovë.
Sipas MSH-së vetëm konfirmimi nga COVAX pritet që të fillojë procesi i vaksinimit.
“MSh pret që këtë javë të informohet nga mekanizimi COVAX për datën e arritjes së dozave të para të vaksinës, dhe të fillojë praktikisht procesi. Plani i vaksinimit është përgatitur e miratuar dhe po pritet vetëm konfirmimi prej këtij mekanizimi”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Telegrafin.
Ndryshe, shtetet e rajonit tashmë kanë filluar të vaksinojnë qytetarët e tyre.
Në Shqipëri tashmë ka filluar arritja e kontingjenteve të vaksinës së Pfizer-it pothuajse çdo javë, kurse në prill, siç ka paralajmëruar kryeministri, Edi Rama, pritet të arrijë kontingjenti i parë i 360,000 dozave të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it nga “një shtet mik”.
Maqedonia e Veriut po ashtu ka filluar vaksinimin me vaksinat e dhuruara nga Serbia, kurse Serbia tashmë u ka mundësuar qytetarëve të vetë të zgjedhin në mes katër vaksinave dhe ka vaksinuar mbi një milion njerëz.
Vaksinimi ka filluar edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.
Derisa disa nga këtyre shtete kanë bërë negociatat direkte me kompanitë për të siguruar vaksinat, Kosova është në pritje të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker