Këtë Halloween, Cineplexx sjell event të veçantë me çmim biletash vetëm 2€

Cineplexx do të jetë një destinacion fantatstik për ditën e Halloween. Me një çmim special të biletave (2,00 Eur) dhe dekorime të frikshme në korridor, kinemaja do të jetë vend perfekt për fansat e filmave horror dhe festës së Halloween në përgjithësi.
Këtë event, Cineplexx ka vendosur të risjellë në shfaqje 3 filma horror të cilët u shfaqën më herët gjatë vitit.
Këta janë 3 filmat të cilët do të mund ti shihni në Cineplexx këtë Halloween:
1. Annabelle Comes Home
2. IT: Chapter 2
3. Crawl
Biletat për këtë event mund ti bleni çdo ditë prej orës 15:00 në kinema, ndërsa eventi i Halloween fillon nga ora 17:00 ditën e enjte.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































