Një qytetar i zakonshëm konsiderohet kursimtar kur ai ushqehet në shtëpi, rezervon bileta të lira të aeroplanit, udhëton shpeshherë apo gjithmonë me transport publik etj, ndërsa, një i pasur konsiderohet kursimtar kur vishet me rroba të zakonshme, udhëton me makinë të lirë, ushqehet në restorante të lira, etj.
Por, po miliarderët, njerëzit më të pasur të planetit a janë kursimtar dhe çfarë jete bëjnë? Do të befasoheni, sepse edhe në mesin e tyre ka persona shumë kursimtarë, përkundër faktit se kanë pasuri të cilën nuk mund ta shpenzojnë edhe po të jetonin qindra vjet. Të shohim në vijim se, cilët janë ata dhe sa është pasuria e tyre.
Warren Buffett. Pasuria: 60.8 miliardë dollarë
Shefi i kompanisë “Berkshire Hathaway”, Warren Buffett, edhe pse është njeriu i tretë më i pasur në botë, ende jeton në një shtëpi modeste që e kishte blerë në vitin 1958 për 31,500 dollarë.
Buffet nuk ka telefon celular, madje as kompjuter mbi tavolinën e tij të punës, ndërsa ushqehet në restorantet e thjeshta.
Ai ka shpjeguar se niveli i jetës së tij nuk është ndikuar fare nga pasuria. “Jeta ime nuk mund të jetë më e lumtur. Në fakt, do të ishte më keq po të kisha gjashtë ose tetë shtëpi. Unë kam çdo gjë që me nevojitet…”, ka thënë ai.
Mark Zuckerberg. Pasuria: 44.6 miliardë dollarë
Përveç statusit të njërit prej njerëzve më të pasur në botë, themeluesi dhe shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, jeton një jetë fare të thjeshtë me bashkëshorten e tij, Priscilla Chan, dhe vajzën e tyre. Zuckerberg vishet fare thjeshtë, me xhinse dhe bluze njëngjyrëshe, ndërsa lëviz me një makinë të lirë “Volkswagen GTI”. Ai shihet shpeshherë në restorantet e McDonald’s-it, ndërsa zotëron një shtëpi 7 milionë dollarëshe, që është vlerë fare e vogël krahasuar me pasurinë që ka. Ai ka deklaruar se dëshiron të përqendrohet në gjërat që do t’u ndihmojnë njerëzve, dhe jo të humbasë kohën në vendimet për blerjen e gjërave luksoze.
Carlos Slim Helú. Pasuria: 49.2 miliardë dollarë
Themeluesi i kompanisë “Grupo Carso”, Carlos Slim Helú ka jetuar në një shtëpi me gjashtë dhoma për 40 vjet. Ai mendon se pasuria është si një lloj bime, për të cilën duhet kujdesur që të rritet, dhe duhet investuar në zgjerimin e saj. Slim është njëriu më i pasur në Meksikë, por ai ka hequr dorë nga luksi, siç janë, aeroplanët privatë apo jahtet, ndërsa thuhet se lëviz me një makinë të vjetër Mercedes-Benz. Ai kënaqet kur ushqehet në shtëpi, i rrethuar nga fëmijët, nipërit dhe mbesat e tij. Luksi i tij, ndërkaq, janë veprat e artit, cigaret kubaneze, dhe një rezidencë në Manhattan (New York), me vlerë prej 80 milionë dollarë, por të cilën dëshiron ta shesë.
Charlie Ergen. Pasuria: 12.3 miliardë dollarë
Themeluesi i “Dish Network”, Charlie Ergen, është person i thjeshtë që nuk e pëlqen fare luksin. Ai merr me vete në punë ushqimin dhe pijen e preferuar, dmth merr bukë me vete në punë. Ergen ka thënë se dëshira për kursim lidhet me fëmijërinë e vështirë të nënës së tij. “Nëna ime është rritur në kohën e depresionit ekonomik”, ka thënë ai për Financial Times.
Gjatë udhëtimeve, miliarderi Ergen deri vonë ka ndarë dhomën e hotelit me kolegët e punës.
Amancio Ortega. Pasuria: 68.5 miliardë dollarë
Themeluesi i Inditex, respektivisht zinxhirit të dyqaneve “Zara”, Amancio Ortega, njihet për jetën e tij të thjeshtë dhe të ushqyerit në mensën e kompanisë, bashkë me punëtorët.
Bashkë me gruan e tij, ai jeton në një apartament modest në La Coruña të Spanjës.
Sikur dhe miliarderi Mark Zuckerberg, edhe manjati spanjoll i modës vishet fare thjeshtë; xhaketë, këmishë të bardhë, dhe pantollona ngjyrë hiri. Disa mund të thonë se ai nuk është kursimtar, pasi që zotëron një aeroplan privat me vlerë prej 45 milionë dollarësh. Megjithatë, ai udhëton fare pak me këtë aeroplan, sepse është shumë i zënë me punë për të udhëtuar.
Ingvar Kamprad. Pasuria: 39.3 miliardë dollarë
Themeluesi i IKEA-s, Ingvar Kamprad, përveç faktit që është një pasanik i madh dhe një biznismen i suksesshëm, shumë shpesh udhëton me transport publik. Kamprad është njeriu i dytë më i pasur në Evropë, por mund ta takoni duke udhëtuar me aeroplan në klasën ekonomike, apo dhe duke u ushqyer në mensat e IKEA-s. Përveç vitit 1960, kur kishte pasur një Porsche, Kamprad kurrë në jetën e tij nuk ka lëvizur me makinat e shtrenjta. Sot, ai ka një Volvo të vjetër, ndërsa në vitin 2013 për shkak të ngritjes së tatimeve në Zvicër pas 40 vjetëve është kthyer për të jetuar në Suedi, në shtëpinë e tij njëkatëshe dhe fare modeste, transmeton balkanweb.
Azim Premji. Pasuria: 15.1 miliardë dollarë
Drejtuesi i kompanisë, “Wipro Ltd.”, Azim Premji, lëviz me makina të vjetra, ndërsa nuk harron t’ua kujtojë punëtorëve që t’i fikin dritat kur të dalin nga objekti. Pasaniku më i madh në fushën e teknologjisë në Indi, kritikohet mjaft në vendlindje për mënyrën e jetës së tij. Ai është parë duke udhëtuar me makina tre-rrotëshe prej aeroportit deri në shtëpi, ndërsa mban evidencë edhe për letrën e tualetit që shpenzohet në kompaninë e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova