Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizuan rrugëtimin e Kosovës në ciklin kualifikues për Botërorin. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Bardh Maxhuni ka përmendur tre lojtarë të Kosovës, të cilët sipas tij ishin më të dalluarit në ciklin kualifikues për Botërorin 2026.


“Pajtohem me Shkumbinin që të gjithë këta emra janë që kanë pasur paraqitje shumë të mira, por unë do t’i kisha ndryshuar prej listës së tij dy lojtarë”.

“Domethënë, Dion Gallapeni që e thamë çfarë paraqitje ka pasur, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi”.

“Hajrizi nuk ka qenë startues dhe nuk është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e ciklit kualifikues. Ai është paraqitur me Suedinë si titullar në udhëtim, ka luajtur me Sllovakinë dhe tash në lojën e fundit ndaj Turqisë”.

“Kosova me Hajrizin ka fituar një lojtar edhe për të tashmen edhe për të ardhmen”, ka thënë Maxhuni.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

telegrafi sport app