Janë shpallur finalistët për çmimin për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të sezonit në Ligën Premier, dhe kampioni i ri Liverpool ka më shumë kandidatë.

Tetë lojtarë janë nominuar, përfshirë tre lojtarë të Liverpoolit, Ryan Gravenberch, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk.


Gjithashtu në garë për çmimin janë dyshja e Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White dhe Chris Wood, si dhe sulmuesi i Newcastle United, Alexander Isak.

Po ashtu në listë janë edhe anësori i Brentford, Bryan Mbeumo dhe mesfushori i Arsenalit, Declan Rice.

Të nominuarit për çmimin e “Trajnerit më të Mirë” janë Thomas Frank (Brentford), Eddie Howe (Newcastle United), Nuno Espirito Santo (Nottingham Forest), Vitor Pereira (Wolverhampton) dhe Arne Slot (Liverpool).

Fituesit do të përcaktohen nga votat e tifozëve dhe ekspertëve të futbollit.

Sezonin e kaluar çmimet shkuan në duart e Manchester Cityt. Trajneri më i mirë ishte Pep Guardiola dhe lojtari më i mirë ishte Phil Foden. /Telegrafi/

telegrafi sport app