LAJMI I FUNDIT:

Këta janë futbollistët me më së shumti tatuazhe në Euro 2016 (Foto)

Këta janë futbollistët me më së shumti tatuazhe në Euro 2016 (Foto)

Edhe nëse ju i doni apo i urreni ato, tatuazhet e futbollistëve janë bërë një pjesë shumë e zakonshme e lojës më të bukur në botë, futbollit.

Nuk ka rëndësi niveli, liga apo vendi, pasi është shumë e rrallë në këtë moshë për të parë një lojtar pa tatuazhe në trup.

Në fakt, sipas klinikes për kujdesin shëndetësor ‘WhatClinic.com’, tetë lojtarët me më së shumti tatuazhe në Euro 2016 do të përballeshin me një faturë kolektive prej hiç më pak se 38.700 mijë euro, në qoftë se ata kishin hequr të gjithë artin e tyre të trupit.


Tatuazhet e futbollistëve pjesëmarrës janë nga më të ndryshmet, nga thënie të famshme, tek objektet e religjionit, por edhe emra dhe iniciale për më të dashurit e tyre.

Mbrojtësi i Tottenhamit, Toby Alderweireld është një nga lojtarët që ka një imazh të katedrales të qytetit Antwerp, e skicuar në krahun e tij, së bashku me shprehjen “çdo ditë kam ardhur më afër shtëpisë ku kam lindur”.

Kapiteni i Sllovakisë, Martin Skrtel, ka thënien e famshme të Jul Cezari, “Veni, vidi, vici”, apo “Shkova, pashë, fitova”, mbi brinjët e tij. /Telegrafi/

Këtu keni listën me futbollistët me numrin më të madh të tatuazheve dhe koston e tyre:

8.Jack Wilshere (Angli)

Numri i tatuazheve: 13

Kosto: 2,400 funte

8.wilshere

7.James McClean (Republika e Irlandës)

Numri i tatuazheve: 13

Kosto: 3,250 funte

7.mcclean

6.Olivier Giroud (Francë)

Numri i tatuazheve: 17

Kosto: 3,450 funte

6.giroud

5.Sergio Ramos (Spanjë)

Numri i tatuazheve: 24

Kosto: 4,000 funte

5.ramos

4.Lorenzo Insigne (Itali)

Numri i tatuazheve: 16

Kosto: 4,900 funte

4.insingne

3.Martin Skrtel (Sllovaki)

Numri i tatuazheve: 19

Kosto: 5,600 funte

skertel

2.Toby Alderweireld (Belgjikë)

Numri i tatuazheve: 24

Kosto: 7,100 funte

2.alde

1.Zlatan Ibrahimovic (Suedi)

Numri i tatuazheve: 20

Kosto: 8,000 funte

1.Zlatan

Në trend Sport

Më shumë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Ligat tjera
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori