Këta janë 17 kandidatët që fituan mandatin në raundin e parë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor.
Nga 38 komuna, 17 kandidatë kanë fituar mandatin që në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse në 21 komuna do të zhvillohet ballotazh më 14 nëntor, transmeton Telegrafi.
Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Më poshtë Telegrafi ua sjellë kandidatë që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e kryetarit:
Deçan - Bashkim Ramosaj, AAKMitrovicë e Jugut - Bedri Hamza, PDKPejë - Gazmend Muhaxheri, LDKSkenderaj - Fadil Nura, PDKSuharekë - Bali Muharremaj, AAKFerizaj - Agim Aliu, PDKHani i Elezit - Mehmet Ballazhi, PDKLeposaviq - Zoran Tadiq, Lista SerbeLipjan - Imri Ahmeti, LDKNovoberdë - Sasa Miloseviq, Lista SerbeShterpcë - Dalibor Jevtiq, Lista SerbeZubin Potok - Srdjan Vuloviq, Lista SerbeZveçan - Dragisa Miloviq, Lista SerbeGraçanicë - Liljana Subariq, Lista SerbeRanillugë - Katarina Rastiq, Lista SerbePartesh - Dragan Petkoviq, Lista SerbeMitrovicë e veriut - Milan Radojeviq, Lista Serbe /Telegrafi/





















































