Kështu u tërhoq zvarrë Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë (Video, 18+)

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela është në gjendje të qëndrueshme dhe shumë shpejtë do t’i kthehet jetës normale, deklaron zyrtari i lartë i LR-PDSH-së Arben Taravari. Ai pritet që në fundjavë të kthehet në rehabilitim shtëpiak kurse së shpejti edhe të jetë në gjendje t’u kthehet detyrave të tij publike.
Punonjësi i sigurimit të Kuvendit Abdylfetah Alimi nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për Televizionin Alsat-M, tregon momentet e tmerrit që kaluan bashkë me Selën, në kohën kur ai e shpëtoi atë nga duart e dhunuesve të cilët mbi të ishin duke ushtruar dhunë brutale.
”Ka qenë moment shumë i vështirë, moment i tmerrshëm. Më ka thirr një kolege, “Fetah eja se e kanë mbytur Selën. Para kësaj kohe, për disa minuta kam qenë i alivanosur mirëpo Zoti më ka dhënë fuqi që të vrapoj poshtë në katin e parë. Aty kur shkova te klubi i Deputetëve e kam parë z. Selën të shtirë dhe të përgjakur. Edhe unë kam menduar se është i vdekur. Aty kam rënë mbi trupin e Selës dhe atëherë kam vënë re se është duke marrë frymë. Ja kam marrë dorën dhe kam parë se ka puls. Aty kanë qenë dy huliganë të cilëve ju kam thënë “largohuni se është i vdekur” dhe ata kanë menduar se është kryer puna” – tha Abdylfetah Alimi, sigurim i Kuvendit.
Abdylfetahu ka ngritur Selën në shpinë dhe e ka dërguar në një zyrë në katin e fundit.
”Kur kemi hy aty, ai ishte në gjendje shumë të rëndë. Unë e shtriva në dysheme dhe më pyeti “kush je”. Atëherë i kam treguar se jam Fetai i sigurimit të parlamentit. I erdhi një shpresë shumë e madhe, shumë e fortë. Më tha “Fetah jam në besën tënde”. Në atë moment i thash “Ziadin, nëse më vrasin, ma bën hallall” – u shpreh Abdylfetah Alimi, sigurim i Kuvendit.
Abdylfetahu dhe Sela për disa orë me radhë kanë qëndruar vetëm. Ndërkohë në sallë është paraqitur vetëm motra medicionale e Kuvendit për t’i dhënë infuzion. Orën e tmerrit, Abdylfetahu i përshkruan të gjata si shekuj. Disa orë më vonë ka arritur grupi i policëve të cilët kanë ndihmuar evakuimin e tyre. Pasojat e asaj nate Abdylfetahu i ndjen akoma. Pamjet e tmerrit që përjetoi edhe më tej vazhdojnë ta shqetësojnë. Veprimin e tij e përshkruan më shumë si përgjegjësi morale dhe profesionale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Murtezani: Bashkëpunimi i thelluar me Turqinë është i rëndësisë së madhe për Maqedoninë e Veriut

Marta Kos në Tiranë: Reforma në drejtësi, gurthemeli i integrimit evropian, do t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro

Apeli i GJKKO merr vendimin, Erion Veliaj mbetet në burg

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker